Grafite anti-shqiptare dhe anti-islame në Prilep


E shtunë, 2 Nëntor 2013

Shkup – Grafitet kundër shqiptarëve dhe myslimanëve në Maqedoni vazhdojnë të shprehen pandërprerë publikisht, në muret e institucioneve të ndryshme. Portali Zhurnal sjell fotografi ekskluzive të bëra në qytetin e Prilepit.

Në njërën fotografi, që është bërë në stadiumin e Prilepit, shkruan në maqedonisht “Vdekje për shqiptarët”, kurse në tjetrën foto që gjendet te spitali i qytetit të Prilepit shkruan “Stop islamit”. Tek dy fotografitë gjithashtu është i vizatuar edhe nga një kryq. Policia ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap për gjetjen e autorëve të këtyre grafiteve, si dhe nuk ka ndërmarrë asgjë që ata të shlyhen, për të parandaluar ndjelljen e urrejtjes ndërfetare e ndëretnike.

Etiketa: ,