E enjte, 15 Nëntor 2018
PRISHTINË – Grafite me portretin e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin me mbishkrimin “Veriu nuk është Krimea”, janë parë në mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Grafitet janë parë rreth qendrës së studentëve dhe fakulteteve.
Ndryshe, në manifestimin e organizuar në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në Paris, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka takuar edhe presidentin rus, Vladimir Putin.
Referuar Thaçit, presidenti rus kishte thënë se çfarëdo marrëveshje që arrihet mes Kosovës dhe Serbisë, Rusia e përkrah.
Takimi mes presidentit Thaçi dhe atij rus, Putin ka ngjallur reagime në vend, njofton Telegrafi.
Etiketa: Aktuale, Hashim Thaçi, Kosovë, Vladimir Putin