E enjte, 13 Shkurt 2014
Pushtetarët kosovarë janë kujdesur t’i “rehatojnë” bashkëshortet e tyre në institucione shtetërore, kompani publike e private, nga të cilat sigurojnë të ardhura të konsiderueshme.
Bashkëshortet e disa zyrtarëve shtetërorë përfitojnë shumë më shumë financiarisht se këta të fundit, shkruan “Zëri”.
Pagë më të lartë se të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bashkëshortja e tij, Lumnije Thaçi, e cila është e punësuar në Kolegjin privat “Fama”.
Ajo ka pagë vjetore prej 18 mijë euro, përderisa paga e kryeministrit është 17300 euro.
Bashkëshortja e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Sevdia, punon si notere, të cilët sigurojnë të ardhura të konsiderueshme.
Para se të fillonte punën si notere, Sevdie Krasniqi, kishte punuar si juriste në ndërmarrjen pronësore-banesore, ku merrte pagë mujore prej mbi 600 euro.
Gratë e ministrave, në qeveri e kompani publike
Bashkëshortja e ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, po ashtu e ka përfunduar fakultetin juridik dhe është punësuar si sekretare e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku merr një pagë mujore prej rreth 500 euro. Ndërsa bashkëshortja e zëvendëskryeministrit tjetër, Bujar Bukoshit, punon në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si anesteziologe dhe merr pagë vjetore prej 5200 euro.
Gruaja e kryediplomatit kosovar, Enver Hoxhaj, është e profesoreshë në Katedrën e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Të ardhurat e Remzie Shahinit-Hoxhaj sillen diku rreth 4326 euro. Edhe ministri i Arsimit, Ramë Buja, e ka të punësuar gruan e tij, Fatimen, në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës me një pagë vjetore prej 9.4800 euro.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, e ka të punësuar bashkëshorten e tij në PTK me një pagë vjetore prej 7000 euro. Edhe ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, e ka të punësuar bashkëshorten në operatorin e telefonisë mobile “Vala”. Të ardhurat e saj mujore sillen mbi 1 mijë euro, apo mbi 12 mijë në vit.
Të gjitha këto të dhëna janë siguruar në formularët për deklarim të Pasurisë pranë Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, ku figuron se edhe gruaja e ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, e cila punon në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Të gjitha këto të dhëna janë siguruar në formularët për deklarim të Pasurisë pranë Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, ku figuron se edhe gruaja e ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, e cila punon në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).