E mërkurë, 30 Tetor 2013
Athinë, 30 tetor – Zëvendëskryeministri i Greqisë, kryetari i Këshillit të Shtetit për Marrëdhëniet e Jashtme dhe të Mbrojtjes, Teodoros Pangalos, deklaroi se shërbimet sekrete greke kanë përgjuar ambasadorët amerikanë në Athinë dhe Ankara.Sipas fjalëve të tij, Greqia ka spiunuar diplomatët amerikanë në fund të viteve 1990.
Duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me faktin nëse është vallë i ligjshëm ky përgjim, Teodoros Pangalos ka thënë: “Ju po bëni shaka? Ky ka qenë një akt spiunazhi dhe madje fort i suksesshëm”. Teodoros Pangalos shtoi se një praktikë e tillë është normale për çdo qeveri.
Etiketa: Amerika, Greqia, Turqia