Gruaja palestineze shtatzënë akuzon policinë holandeze për dhunë pas lindjes së parakohshme


E diel, 31 Maj 2026
Gruaja palestineze shtatzënë akuzon policinë holandeze për dhunë pas lindjes së parakohshme

Një grua palestineze shtatzënë ka folur pasi, sipas saj, dhuna e ushtruar nga policia holandeze e dërgoi në spital dhe e detyroi të lindte para kohe.

Ngjarja ndodhi në një qendër për azilkërkues në Zeist të Holandës, ku pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë policët duke e rrëzuar në tokë dhe duke e tërhequr zvarrë gjatë arrestimit.

Gruaja tha se ishte afruar për t’i pyetur policët nëse mund të qëndronte pranë bashkëshortit të saj, i cili po ndalohej, kur ndaj saj u përdor forcë e tepruar pa provokim.

Sipas saj, incidenti ndodhi pasi burri i saj mori lajmin se vëllai i tij ishte vrarë në Gaza. Gjendja emocionale e rënduar kishte çuar në thyerjen e një televizori, çka solli ndërhyrjen e policisë.

Pas incidentit, gruaja lindi para kohe dhe vazhdoi trajtimet mjekësore edhe pas lindjes. Ajo tha se kur kërkoi të paraqiste ankesë, autoritetet i thanë se nuk kishte mundësi veprimi ndaj policëve të përfshirë. /mesazhi


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit