Gruevski hyri në Shqipëri e doli në Mal të Zi për të mbërritur në Hungari


E premte, 16 Nëntor 2018

TIRANË – Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka hyrë në Shqipëri në datën 11 nëntor.

Lajmin e ka konfirmuar Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shqipërisë.

“Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit duke iu përgjigjur interesimit të meidas në lidhje me hyrjen dhe daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të shtetasit N. G., ju informon se:

Shtetasi N. G. më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë.

Në datën 11.11.2018 për shtetasin N. G., nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim.

Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës 19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas.”, bën të ditur Klan Kosova.

Etiketa: , ,
Të fundit