Hague: Marrëveshja me Iranin – afër përmbylljes


E diel, 10 Nëntor 2013

Londër, 10 nëntor – Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague tha se marrëveshja ndërmjet fuqive botërore dhe Iranit për ndaljen e programit atomik iranian është afër.

Në intervistën për rrjetin BBC, Hague deklaroi sot se është me rëndësi që të shfrytëzohet momenti, pasi “marrëveshja është në tryezë dhe mund të përmbyllet”.

Sipas tij, ka gjasë të mira për arritjen e marrëveshjes gjatë disa javëve të ardhshme, por pritet të zhvillohen negociata “tmerrësisht të vështira”.

Këto komente Hague i bëri pasi në Gjenevë përfunduan bisedimet ndërkombëtare treditëshe për programin e kontestuar atomik iranian, pa arritje të një marrëveshje finale. koha

Etiketa: , ,
Të fundit