Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Hamza: Të merren masa të menjëhershme ndaj Serbisë

Prizren Post | 13:49 - 07.09.2015

Prishtinë – Bedri Hamza, guvernator i BQK-së, thotë se Kosova duhet të marrë masa reciprociteti ndaj Serbisë sa u përket policave të sigurimit.

“Si në sferat tjera, ashtu edhe në ekonomi, trajtimi i ndërsjellët përfaqëson më së miri pozicionet reciproke të një marrëveshjeje”, thotë ai në një intervistë për gazetën “Zëri”.

“Një ekip nga Misioni i FMN-së gjatë këtyre ditëve kanë qëndruar për vizitë në Kosovë, me ç’rast në kuadër të kësaj vizite ata qëndruan dhe zhvilluan një sërë takimesh edhe në BQK. Më këtë rast u diskutuan edhe kriteret që dalin nga marrëveshja e programit “stand by” të FMN-së me Kosovën. Po ashtu, delegacioni i FMN-së është informuar për së afërmi me zhvillimet në sektorin financiar në Kosovë”.


Etiketa:
Arivisti Company