E hënë, 19 Tetor 2026

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar hapjen e afatit për aplikim në Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për periudhën 2026–2027.
Përmes këtij programi, familjet që i plotësojnë kriteret e përcaktuara do të mund të përfitojnë subvencionim të faturave të energjisë elektrike.
Sipas njoftimit të ministrisë, aplikimet do të jenë të hapura nga 19 tetori 2026 deri më 31 mars 2027.
Aplikimi bëhet nga një anëtar i ekonomisë familjare dhe mund të lidhet vetëm me një njehsor elektrik.
Qytetarët mund të aplikojnë përmes platformës eKosova, në kategorinë e shërbimeve “Familja”.
Ndërkaq, familjet që nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike mund të kërkojnë ndihmë në Qendrat për Punë Sociale.
Ministria ka bërë të ditur se subvencionimi fillon nga muaji kur aprovohet aplikimi dhe nuk zbatohet në mënyrë retroaktive.
Për këtë arsye, familjeve të interesuara u rekomandohet të aplikojnë sa më herët, në mënyrë që të përfitojnë gjatë gjithë periudhës së programit.
Të dhënat e paraqitura gjatë aplikimit do t’i nënshtrohen verifikimit nga institucionet përkatëse.
Sipas ministrisë, deklarimi i pasaktë ose i paplotë mund të çojë në refuzimin e aplikimit ose në kthimin e mbështetjes së përfituar.
“Për sqarime dhe informata shtesë mund të na shkuani apo na kontaktoni në këto adresa: [email protected]
Tavolina Ndihmëse, Qafa 1 P.n. Telefoni; 038-200 27 277”, thuhet në njoftim.
Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë brenda afatit dhe të sigurohen që të gjitha të dhënat e deklaruara të jenë të sakta.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
