Hapet Festivali Ndërkombëtar i Posterit “Prishtina”


E martë, 13 Dhjetor 2022

PRISHTINË – Në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës, është hapur edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar i Posterit “Prishtina”.

Artistë të huaj dhe vendorë kanë prezantuar posterët e tyre me mesazhe interesante nga vendet prej nga vijnë.

Më një poster, është prezantuar edhe artisti nga Maqedonia e Veriut, Dragan Bozhino.

“Unë vij për herë të parë këtu në Kosovë me këtë poster timin. Në njërën është paraqitur harta e Maqedonisë në kafkën e njeriut, ku janë të prezantuara qytetet e vendit tim, dhe në posterin tjetër thuhet se jeta është një film, ndërsa vdekja është fotografi”, u shpreh Bozhino.

Ndërkaq, drejtori i këtij festivali, Rrezeart Galica, thotë se ky edicion është i rëndësishëm për artdashësit.

“Ky festival po shënon festivalin e dytë, dhe në këtë edicion kanë marrë pjesë diku 32 shtete, prej tyre 666 posterë aplikantë, prej tyre një juri ndërkombëtare janë zgjedhur 242 posterë për t’u ekspozuar ne këtë festival”, deklaroi Rrezeart Galica.

Etiketa: ,
Të fundit