Hapja e negociatave për anëtarësim – flamuri i Shqipërisë ngritet në Bruksel


E martë, 19 Korrik 2022

BRUKSEL – Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e marta e 19 korrikut është ditë historike.

Bashkimi Evropian më në fund zyrtarisht ka hapur negociatat për anëtarësim.

Menjëherë pas kësaj, flamujt e të dyja shteteve, janë vendosur në rendin me flamurin e BE-së.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, falënderoi përpjekjet e bëra nga presidenca paraprake e BE-së, e udhëhequr nga Franca, për zhbllokimin e bisedimeve.

“Propozimi francez shtroi rrugën për zhbllokimin e një situate absurde”, deklaroi ai.

Tutje falënderoi popullin shqiptar që nuk u dorëzua në aspiratat e tij drejt BE-së.

Etiketa: , , , ,