Haraçi arsyeja pse ikin investitorët nga Kosova


E martë, 14 Janar 2014

Prishtinë, 14 janar – Derisa bizneset detyrohen të paguajnë haraç, Kosovës vështirë se do t’ia mësyjnë investitorët e huaj. E sidomos kur krijohet përceptimi i përgjithshëm se haraçkërkuesit janë të lidhur edhe me policinë, gjykatat dhe politikën. Kështu thonë njohësit e ekonomisë, sipas të cilëve kjo edhe është arsyeja përse ekziston frika e raportimit të këtyre rasteve nga ana e bizneseve.

Megjithatë, sipas gazetës ‘Tribuna’, disa afaristë kanë marrë guximin dhe kanë njoftuar organet e sigurisë. Tani EULEX është duke i hetuar 13 raste të haraçit, derisa në Policinë e Kosovës janë raportuar 34 ankesa të ngjashme.

Të fundit