E shtunë, 20 Maj 2017
Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka thënë se këto parti synojnë që të krijiojnë një administratë llogaridhënëse dhe përgjegjëse.
Sipas tij, kushdo që do nuk e kryen punën si duhet do të shkojë në shtëpi.
“Synojmë një administratë që do të jetë llogaridhënëse, përgjegjëse, efektive – një motor organizativ në shërbim të qytetarëve dhe shtetit. Kushdo që punon në administratën e Shtetit dhe nuk kryen punën siç duhet do të shkojë në shtëpi”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
“Nëse është nevoja do të zbarazet krejt administrata për të sjell njerëz adekuat për të punuar në shërbim të qytetarëve”, ka përfunduar lideri i AAK-së.
Në takim me qytetarët sot ishin së bashku Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj.
Etiketa: Aktuale, Ramush Haradinaj