Haradinaj fton qytetarët të votojnë për garuesit kosovarë për NASA


E mërkurë, 24 Maj 2017

Tutje Ramush Haradinaj ka thënë se ndihet krenar me secilën arritje të rinisë kosovare në teknologji, shkencë e inovacion, njofton Klan Kosova.

”Më bën shumë krenar secila arritje e rinisë kosovare në teknologji, shkencë e inovacion. E ardhmja jeni ju.

Ekipi ‘Heliox’ i djemve dhe vajzave nga Kosova, garojnë për çmimin ‘People’s Choice’ të #NASA #SpaceApps. Me kënaqësi po e shpërndaj faqen e mëposhtme, ku të gjithë mund të votoni tani, sepse është dita e fundit që t’a ndihmojmë ekipin tonë, të vetmin nga Evropa, të arrijë majat e vlerësimeve të #NASA.

Ka ardhë koha për rininë, e për vlerat e reja që ju përfaqësoni. Urime e ju priftë e mbara!”

Etiketa:
Të fundit