E mërkurë, 30 Maj 2018
Prishtinë – Gjendja aktuale e sigurisë, përgatitja dhe shtimi i masave të përgjithshme të sigurisë për sezonin veror dhe pritjen e fluksit të mërgimtarëve, ishin disa nga temat e që u diskutuan në takimin punues që kryeministri Ramush Haradinaj e zhvilloi me përfaqësuesit kryesorë nga institucionet e sigurisë dhe rendit në vend.
Në këtë takim, kryeministri tha se roli i institucioneve të sigurisë, Policisë së Kosovës dhe mekanizmave të tjerë relevantë në luftën kundër dukurive negative, është shumë i rëndësishëm dhe pikërisht për këtë, duhet një mobilizim i të gjithëve që të mos ketë trend rritjeje të akteve delikuente dhe kriminale.
“Jemi shumë të përkushtuar që ta rrisim luftën kundër dukurive negative, me theks të veçantë luftën kundër narkotikëve në shkolla dhe afër tyre, dhe për këtë është e nevojshme shtimi i masave nga organet e rendit dhe të sigurisë”, tha Haradinaj.
Etiketa: Aktuale, Narkotikët, Policia e Kosovës, Ramush Haradinaj, Siguria në Shkolla