E diel, 30 Qershor 2019
Fillimisht, Haradinaj, kur tha, une s’jam i zoti per negociata, hoqi dore nga nje obligim kushtetues…
Te kete qene kjo marreveshje per koalicion me PDK-ne apo jo? Duket keshtu, por nuk e dijme sakt…
Me kte shkelje kushtetuese (te konfirmuar tashme) ai hapi rrugen per Hashim Thaçin qe te flas si te jete ai qeveri! Nje tjeter shkelje kushtetuese!
Kur Thaçi e pa se nuk po mundet me krijue perkrahje per aventurat e tij, e beri nje hap per ta pasqyrue veten ne kuvend dhe krijoi te ashtuquajturin Ekipe Shteterore. Nje tjeter shkelje kushtetuese tashti e Kuvendit, poashtu e konfirmuar nga kushtetuesja.
Duke e pare se si po shkojne te gjitha drejt nje katastrofe, Haradinaj u kap per nje vendimi fort re papergaditur, ate te takses ndaj produkteve serbe.
Sot ai na thote, une e ndala Thaçin, duke bere llogari ne memorjen e shkurter te publikut.
Zoti Haradinaj ju ia dhat Thaçit kete proces ne dore… taksa ishre perpjekje qe edhe kjo te mos shenderrohej ne nje skandal sikur kufiri me Malin e Zi.
Pra, ju mund te krijoni edhe katastrofa tjera dhe pastaj te pretendoni se i ndalet…
A e ndalet ju edhe 55 milionedhin per Dukagjini Residence?
I bie qe ju e ndalet, sepse hoqet dore nga ky skandal, pasi qe VV e nxori ne drite. Ngjashem me kte po pretendon se e ndale Thaçin ne ndarjen e Kosoves, por demi u shkaktua, sepse sot flitet ne qendra te ndryshme boterore per ndarje… e kte dem e niset ju kur hoqet dore nga kompetencat kushtetuese, duke bere ndoshta shkeljen me te madhe te kushtetites deri sot!
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.
Etiketa: Avni Zogiani