E mërkurë, 17 Maj 2017
Prishtine – Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka thënë të mërkurën se besimin e dhënë në luftë dhe besimin e dhënë nga presidenti Rugova e ka mbajtur me nderë.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se me besimin e dhënë do të nderon atdheun.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
“Të dashur qytetarë,
Besimin e dhënë në luftë, e kam nderu edhe te bashkëluftëtarët edhe te populli im;
Besimin e dhënë nga Presidenti Rugova, e kam mbajt me nder;
Me besimin e dhënë sot, do ta nderoj atdheun!
Na priftë e mbara!?”.
Etiketa: kandidat per kryeminister, Kosovë, Ramush Haradinaj