Haradinaj thërret për nesër mbledhjen ‘anti-kushtetuese’ të Qeverisë


E enjte, 25 Korrik 2019

PRISHTINË – Ish-kryeministri Ramush Haradinaj për të premten ka thirrur mbledhjen e qeverisë, ani pse Kushtetuta thotë që me dorëheqjen e kryeministrit rrëzohet e gjithë qeveria.

Media ka siguruar rendin e ditës ku mes tjerash do të diskutohet edhe për emërimin e anëtarëve të bordit të autoritet civil.

Kjo mbledhje po mbahet një javë pasi që Haradinaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit. Neni 95 pika 5 i Kushtetutës thotë se me dorëheqjen e kryeministrit, qeveria që udhëheq ai ose ajo, rrëzohet e tëra.

Etiketa: , , ,
Të fundit