E martë, 23 Maj 2017
Tani është integrimi dhe liberalizimi i vizave premtimi përmes të cilave ata po kërkojnë t’i fitojnë votat e qytetarëve, shkruan sot, gazeta Zeri
Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë dy partitë më të mëdha, PDK-ja dhe LDK-ja, kishin premtuar qindra e mijëra vende pune. Për ironi të dyja këto parti pas zgjedhjeve kishin krijuar koalicionin e madh, i cili pritej që të bënte ndryshime të mëdha në vend.
Por, edhe pas tre vjetëve qeverisjeje vendet e punës të cilat ata i premtuan nuk u panë askund. Madje nuk u dhanë përgjigje as temave të mëdha siç ishin Demarkacioni, Asociacioni e ushtria.
Duke parë këtë dështim në mbajtjen e premtimeve në këto palë zgjedhje duket se liderët partiakë janë më të matur. Megjithatë, edhe kësaj radhe po luajnë me “kartën e madhe” të liberalizimit të vizave.
Ato kësaj radhe po premtohen që do të hiqen për tre muaj pikërisht nga ata të cilët nuk votuan Demarkacionin, i cili nga Bashkimi Evropian ishte kërkuar si kushti i vetëm.
Ndërkohë, pjesë e rëndësishme e premtimeve parazgjedhore, ndonëse fushata ende nuk ka filluar zyrtarisht, është bërë edhe formimi i ushtrisë së Kosovës. “Unë nuk shoh periudhë më të gjatë se tre muaj nga momenti i nisjes së punës për liberalizim”, ka thënë Haradinaj.
Etiketa: Kosovë, Vizat, Zgjedhjet