E hënë, 14 Korrik 2025


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, ka pritur sot në një takim zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik të Ukrainës, Olha Stefanishyna, transmeton Anadolu.
Në një postim në rrjetet sociale, ministri Hasani ka shkruar se me zëvendëskryeministren e Ukrainës, është takuar gjatë vizitës së saj në Tiranë.
“Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën, si në aspektin politik, diplomatik dhe praktik. Bashkëbiseduam gjithashtu mbi rrugëtimin evropian të secilit prej vendeve tona, ku përcolla edhe mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë për anëtarësimin e Ukrainës, si dhe rëndësinë strategjike të mbajtjes së zgjerimit në agjendën evropiane”, ka shkruar Hasani.
Stefanishyna mban gjithashtu edhe postin e ministres së Drejtësisë dhe të Kryenegociatores.