Hasani: Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës është në përputhje me Kushtetutën


E mërkurë, 7 Tetor 2026
Hasani: Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës është në përputhje me Kushtetutën

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë për KosovaPress se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës si presidente është në përputhje me Kushtetutën, ani pse e njëjta u zgjodh disa minuta pas afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas tij, me rëndësi është që procesi ka nisur me kohë, ndërkaq numërimi dhe shpallja e rezultatit nuk përbën çështje kushtetuese.

Ai tha se legjislatura e njëmbëdhjetë nuk konsiderohet e shpërndarë, por fuqiplotë dhe pa asnjë të metë kushtetuese.

“Me rëndësi është që procesi ka nisur me kohë. Procesi i numërimit dhe i shpalljes së rezultatit, edhe nëse zgjat disa minuta përtej afatit, nuk përbën çështje kushtetuese”, ka thënë Hasnai, duke shtuar se kjo legjislaturë nuk llogaritet e shpërndarë.

“Jo, sepse për shpërndarjen e Kuvendit duhet një dekret formal. Kuvendi është fuqiplotë dhe pa asnjë të metë kushtetuese”, tha ai.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit