Haxhiu: Presim sqarim nga Komisioni Evropian për këtë përzgjedhje të papërgjegjshme


E hënë, 16 Nëntor 2026
Haxhiu: Presim sqarim nga Komisioni Evropian për këtë përzgjedhje të papërgjegjshme

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se presin sqarime nga Komisioni Evropian për interpretimin e këngës nacionaliste serbe, kundër Kosovës në edicionin e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Ajo ka thënë se një veprim i tillë është shqetësues.

“Një forum që synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian nuk mund të përcjellë mesazhe që bien ndesh me parimet e paqes, fqinjësisë së mirë dhe respektimit të sovranitetit të shteteve. Presim sqarim nga Komisioni Evropian për këtë përzgjedhje të papërgjegjshme.Institucionet evropiane duhet të tregojnë kujdes dhe ndjeshmëri ndaj historisë së rajonit dhe mesazheve që përcjellin”, ka shkruar Haxhiu.

Ky veprim ka ngjallur reagime të mëdha në Kosovë.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit