E diel, 11 Maj 2014
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri tha se LDK do t`i fiton bindshëm zgjedhjet nacionale në Gjilan dhe tërë Anamoravën, sepse , sipas tij, ka fituar besimin e qytetarëve në mënyrë plebishitare në zgjedhjet komunale. ”Ne synojmë të fitojmë të gjitha kandidaturat për deputet dhe kjo do të ndodhë”, tha ai.
Haziri tha se LDK në Gjilan kaherë filluar përgatitjet për zgjedhjet nacionale, por me dekretimin e datës së zgjedhjeve ajo tashmë ka aktivizuar edhe më shumë angazhimet, duke krijuar praktikisht mekanizmat zgjedhor që përfshinë shtabin zgjedhor në degë, nëpër të gjitha nëndegët si dhe ka hapur zyrat zgjedhore.
“LDK do t`i fitojë bindshëm zgjedhjet në Gjilan dhe Anamoravë, sepse ka fituar besimin e qytetarëve në mënyrë plebishitare në zgjedhjet komunale. Ne synojmë të fitojmë të gjitha kandidaturat për deputet dhe kjo do të ndodhë”, tha ai, transmeton rajonipress.
Haziri tha se Gjilani përfundimisht po i kthehet Rugovizmit dhe ushtarët e saj janë më besnikët në këtë kohë për Gjilanin, Evropën dhe Kosovën e zhvilluar, progresiste dhe pa krim e korrupsion.
Etiketa: Lutfi Haziri