Haziri: Po i presim korrigjimet e KQZ-së, pastaj i publikojmë listat


E hënë, 22 Maj 2017

Prishtinë – Ai në një prononcim për mediat ka thënë se vetëm KQZ mund t’i bëjë publike listat zyrtare të kandidatëve. Haziri ka thënë se te pas korrigjimit të listave nga KQZ-ja ato do të bëhen publike. “KQZ-ja është autoriteti i vetëm kushtetues që pas afatit korrigjues publikon listat me kandidatët”, ka potencuar Haziri për “Zërin”.

Kurse analisti politik Dimal Basha ka vlerësuar se mospublikimi i listave nga disa parti është bërë për t’i zvogëluar pakënaqësitë brenda partive.

“Mospublikimi i listave bëhet për t’i minimizuar pakënaqësitë brenda subjekteve politike dhe efektit që mund ta ketë kjo pakënaqësi jashtë këtyre subjekteve. 

Me fjalë të tjera, presin t’i publikojnë listat në momentin e fundit, në kohën kur zhurma e kampanjës politike rritet në atë nivel saqë nuk do të dëgjohen ankesat apo pakënaqësitë e atyre kandidatëve që nuk përfshihen në listat e tyre”, ka deklaruar Basha.

Etiketa: , , ,
Të fundit