Haziri: Thirrja e Kuritit për bashkëpunim është e vonuar


E martë, 13 Qershor 2017

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ja thënë se kjo thirrje e Kurtit është e vonuar.

“Mendoj që është e vonuar, është dashur të ndodhë dje”.

“Sot përkundër që është e vonuar është e mirëpritur, i takon të bëjë veprime të tilla, ne jemi unik me partnerët e koalicionit. Ne garantojmë që në raport me PDK-në, historia e partneritet është mbyllur”.

Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se duhet të diskutohet çështja e bashkëpunimit me Vetëvendosjen.

Por ai nuk ka pranuar që të flasë nëse LDK e pranon Albin Kurtin si kryeministër.

“Nuk mund të flasë se nuk e kemi diskutuar, nuk e ka kërkuar Vetëvendosja këtë”.

Etiketa: , ,
Të fundit