E diel, 23 Gusht 2015
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë thirrje shqiptarëve t’i hapin dyert për refugjatët sirianë, të strehuar në kufirin Maqedoni-Greqi.
Ai ka thënë se shqiptarët duhet të tregojnë vlerat duke strehuar refugjatët e Lindjes së Mesme, derisa të gjendet një zgjidhje nga BE-ja.
“Të tregohemi zemërgjerë dhe vend pritës për refugjatët të cilët po rrihen me ushtarë e policë.
Populli i Kosovës ka qenë refugjatë gjatë luftës dhe duhet ta kuptoj këtë tragjedi të këtyre qytetarëve nga Lindja e Mesme që po kërkon udhë për shpresë e jetë më të mirë.
Strehimi i përkohshëm derisa të zgjidhet çështja e tyre nga BE, do të dëshmonte vlerat tona si shqiptarë dhe ish-refugjatë! LH”, ka shkruar Haziri në Facebook.