HEROI Premierë në Prishtinë


E diel, 16 Shkurt 2014

Regjisori Prizrenas, Luan Kryeziu, sot në programin e mëngjesit në RTK, tha se të martën më 18.02.2014 do të shfaqet premiera e filmit “HEROI” në Kineman ABC në Prishtinë, me Regji dhe Skenar nga Luan Kryeziu, ndër të tjerash Kryeziu tha se filmi pritet të depërtoj në festivalet ndërkombëtare.

Për kundnër buxhetit të limituar nga QKK(Qendra Kinematografike e Kosovës)Kryeziu tha se përbërja e ekipit realizues eshte nga Franca, Bullgaria, Greqia etj. Kryeziu tregoi se përgaditjet për filmi kanë pasur intenzitet të lartë provash, ku më pas është Xhiruar rekord, pasi që parapërgaditjet me aktorë dhe ekipin realizues kanë dhënë rezultat.

Sinopsisin i FIlmit “HEROI”

Roli kryesor është njeri me principe dhe vyrtyte, i cili bie pre e dramës njerëzore të imponuar nga rrethanat shoqërore, politike dhe ekonomike.

Lufta ka përfunduar. Ushtari i quajtur Shëmb kthehet nga lufta në shtëpi. Shumë njerëz vijnë për ta nderuar dhe falenderuar për sakrificën e tij gjatë shpëtimit të popullatës në lufë. Por, me kalimin e kohës, sakrifica e tij harrohet dhe gjërat fillojnë të ndryshojnë.

Ai vazhdon të jetojë në kushte mjaft të vështira jetese, në një tendë e cila është dhuratë nga organizatat humanitare. Ai është i zhgënjyer nga mënyra se si një grup i vogël politikanësh dhe biznismenësh karrieristë i shfrytëzojnë idealet dhe sukseset e tijë gjatë luftës, për të fituar para, pushtet dhe kontroll mbi popullatën.

Të fundit