“HEROI” thyen tabun e filmit Kosovar


E premte, 21 Shkurt 2014

Intervistë ekskluzive me Luan Kryeziun, Regjisor dhe Skenarist i filmit “HEROI”

Intervistoi: Imer Veliu

1.Si e përjetove ekranizimin e premierës në Prishtinë?

Luan Kryeziu:
Ekranizimi i filmit Heroi po duket që po jep frytet e veta. E rëndësishme dhe përjetim mjaft i bukur për mua ka qenë emocionet që kam parë tek shfaqen te shikuesit.

2. Në bazë të kritikave të para me sa kemi parë, me filmin Heroi nuk ka pasur kritik sic jemi mësuar ti dëgjojmë(sharje)?

Luan Kryeziu:
Kritakat dhe komentimet e bukura po vazhdojnë të shtohen edhe më tepër dita dites. Artistë të cilët edhe nuk kanë qenë pjesë e filmit, komentojnë që ndihen krenarë me punën e bërë në film. Bazuar në kritikat, shkrimet në media, dhe emisionet që po i kushtohen vazhdimisht me bëjnë të kuptoj që kemi qenë të uritur për një vepër të mirë filmike. I gjithë komuniteti artistik duket të jenë të lumtur me këtë film Kosovarë.

3. A mendon se si Regjisor tu kanë hapur dyer për projekte edhe më të mëdha?

Luan Kryeziu:
Shpresoj dhe uroj që filmi do ti hap dyert të gjithë krijuesve të filmit. Bazuar edhe në vlerësimet profesionale, edhe nga dashuria që shfaq publiku për te ne, besojmë shumë që kjo vepër e jona do të na bëjë të mundur qasjen në rrjetet kinematografike europiane.

4. Si e shef pritshmërinë, tek audienca, pasi që kritika ka vleresuar lartë filmin?

Luan Kryeziu:
Siq duket filmi Heroi veq tani ka filluar të jep frutet e veta. Në ditën e tretë është shtuar dukshëm audienca në kineman ABC, ku po shfaqet filmi, gjë e cila na bënë të kuptojmë që publiku po e tërheqë publikun. Jam ndier i kënaqur shumë nga përshtypjet që shfaq publiku pasi që shef filmin.

5.Mesazhi juaj për fund?

Luan Kryeziu:
Uroj që me punë time të bëjë krenarë qytetin tim më të bukur në botë Prizrenin.

Luan, urojmë që suksesi i filmit “HEROI” të vazhdojë edhe në arenën ndërkombëtare./Prizren Post/

Etiketa: , ,
Të fundit