E diel, 18 Maj 2014
Ankara – Unioni i Studentëve Kosovarë që Studiojnë në Turqi biznismenin kosovar që jeton në Turqi ztr. Hıfzı Kuruşa e zgjodhën “Binizmen më të mirë të vitit”.
Përfaqesuesi i studentëve kosovarë që studiojnë në Ankara Faridin Kala tha: “Si Unioni i Studentëve Kosovar që Studiojnë në Turqi u takuam në një drekë rasti me bashkëvendësit tanë të respektuar. Si Union i Studentëve Kosovarë që Studiojnë në Turqi duke e bërë një vlerësim e zgjodhëm ztr. Hıfzı Kuruşa “Biznismen më të mirë të vitit” dhe ia dhuruam një qilim-punim dore në të cilin brenda hartës së Kosovës është punuar fotografia e tij.
Edhe një herë e falënderuam ztr. Hıfzı Kuruşa i cili gjithmonë ka qenë pranë nesh. Gjithashtu ia dimë për nder edhe Këshillëtarit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Turqi ztr. Guner Ureya i cili ishte së bashku me ne.”
Etiketa: Hıfzı Kuruşa, Turqi