E hënë, 24 Gusht 2015
Kryesia e LHK “Ali Hadri”, Dega në Deçan, ka vlerësuar se vendosja e vijës kufitarë në gjendjen e paraqitur është shkelje e rendë e moralit kombëtar dhe profesional.
Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Dega në Deçan, ka bërë me dije se me shqetësim të madh është duke e ndjekur punën dhe angazhimin e Komisionit shtetëror për vendosjen vijës kufitarë në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.
Kjo kryesi i ka bërë thirrje kryetarit të Komisionit shtetëror të Kosovës, Murat Meha, që të mos hedhë nënshkrim në një marrëveshje, e cila s’e ka legjitimitetin e qytetarëve të Rugovës dhe të Kosovës.
Kryesia e LHK “Ali Hadri”, Dega në Deçan, ka vlerësuar se vendosja e vijës kufitarë në gjendjen e paraqitur është shkelje e rendë e moralit kombëtar dhe profesional.
“Ne i bëjmë thirrje faktorit vendor dhe atij ndërkombëtar që të ndërhyjnë në zgjidhje e kësaj çështje dhe të mos lejohet eskalimi i situatës së përgjithshme në rajonin e Rugovës. Kryesia e LHK ‘Ali Hadri’, Dega në Deçan e përkrahë fuqishëm përpjekjen e popullsisë së rajonit të Rugovës për mbrojtjen me çdo kusht të pronave të tyre”, është thënë në reagimin e Kryesisë së Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Dega në Deçan.
Etiketa: Historianët e Deçanit, Kosovë, kufiri, Mali i Zi