E mërkurë, 22 Prill 2015
Londër – Historianët ndërkombëtar të cilët kryejnë studime në lidhje me pretendimet e armenëve për ngjarjet e vitit 1915, duke u ankuar se refuzohen kërkesat e tyre për qasjen në arkivat armene, ata ndajnë mendimin e tyre se Turqia deri tani ka bërë çmos për normalizimin e marrëdhënieve me Armeninë, raporton Anadolu Agency.
Historiani francez, Maxime Gauin i cili është një studiues në Qendrën e Studimeve Euro-Aziatike (AVİM) e cila kryen hulumtime mbi ngjarjet e 1915 në një deklaratë për gazetarin e AA-së u shpreh se: “Turqia deri tani ka bërë çmos për normalizimin e marrëdhënieve me Armeninë. Tani është koha që qeveria armene të bëjë diçka. Por mendoj se qeveria e Armenisë nuk dëshiron normalizimin e marrëdhënieve. Sepse Presidenti armen, Serj Sarkisyan e ka shprehur gjithmonë se kërkon territor tokësor. Kjo çështje për Armeninë ka qenë gjithmonë edhe temë e kërkesës së terrenit tokësor, edhe çështje e ekzistencës”.
Gauin, i cili është diplomuar në degën e Historisë në Universitetin e Sorbonës dhe i cili thekson se ngjarjet e 1915 duhet të hulumtohen nga më shumë akademikë dhe historianë ndërkombëtarë tha se: “Sa herë që kërkoj të shikoj arkivat armene në SHBA apo në Francë, gjithmonë kam hasur me përgjigjen ‘kjo nuk është e mundur’ ose nuk kam marrë përgjigje fare. Ndërsa në arkivat turke nuk ka një problem të tillë, mund të arrini lehtësisht sa herë që dëshironi”.
– “Ato që janë përjetuar janë tragjedi edhe për muslimanët”
Edhe historiani irlandez Dr. Patrick Walsh duke theksuar se përkujtimi i atyre që kanë humbur jetën në Anadoll gjatë dhe pas ngjarjeve të 1915 do të jetë një hap i rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve Turqi-Armeni u shpreh se “ato që janë përjetuar janë tragjedi edhe për të krishterët edhe për muslimanët. Por nëse çështjen do ta përqendrojmë në shprehjen ‘gjenocid’, asnjëherë nuk do të arrimë përparime. Në themel të këtyre ngjarjeve e dinë të gjithë se shtrihen fuqitë e mëdha si Rusia”.
Walsh i cili tërheq vëmendjen në rëndësinë e hapave për konsensus që Turqia ka hedhur, ka theksuar se në ngjarjet e 1915 viktima nuk kanë qenë vetëm armenët, por gjithashtu kanë qenë viktima edhe turqit dhe kurdët.
Wlash i cili pretendon se armenët kanë luajtur kumar në vitin 1915 ai ka theksuar se disa armenë të cilët jetonin në Perandorinë Osmane janë kryengritur nën ndikimin e shteteve aleate dhe se synonin të krijonin shtetin armen. Walsh pohon se “nuk mund të ishte e mundur një shtet armen, sepse popullsia armene ishte në pakicë në lindje të Anadollit. Shtetet aleate i përdorën me shumë mençuri armenët. Ndërsa armenët luajtën kumar duke iu besuar shteteve aleate”.
Patrick Walsh, i cili krahas ndikimit të Rusisë ka cituar edhe ndikimin e Britanisë në ngjarjet e 1915, ku ai mbrojti idenë se Britania ka qenë shkaktare për destabilizimin e rajonit që nga fillimi i shekullit të 20-të. Walsh, duke theksuar se Britania e cila kërkonte të fitonte ndaj Gjermanisë, me marrëveshjen që bëri me Rusinë në vitin 1907 ka ndikuar në të gjithë rajonin, ku në kuadër të kësaj marrëveshjeje u ndez “drita jeshile”për hyrjen e Rusisë në Perandorinë Osmane. Walsh i cili u shpreh më tej se armenët këtë e komentuan se “Perandoria Osmane do të eliminohet dhe se do të kishin tokat e tyre”, ai thekson më tej se “për këtë arsye mendoj se një nga faktorët shkaktarë të ngjarjeve të 1915, janë ndryshimet e përjetuara në politikën e jashtme të Britanisë në fillim të shekullit të 20-të”.
Si përfundim Walsh ka pohuar se ka shkruar një libër me titull “Kryengritja Armene” dhe se është duke kryer doktoraturën në lidhje me çështjen në universitetin Queen’s në Belfast. Ai ka deklaruar më tej se gjatë hulumtimeve mundej të arrinte të qasej në arkivat osmane, ndërsa nuk mund të bëhej fjalë për të njëjtën gjë në arkivat armene.
– Çfarë ndodhi në vitin 1915?-
Nacionalistët armenë të cilët përfituan nga rasti i pjesëmarrjes në anë të ndryshme me Rusinë të shtetit Osman në Luftën e Parë Botërore e cila nisi më 1914, me qëllim për të krijuar shtetin e pavarur armen ata bashkëpunuan me forcat ruse.
Ushtria ruse, kur pushtoi Anadollin Lindor pati një mbështetje të madhe nga vullnetarët osmanë dhe armenët rusë. Edhe disa armenë që ishin me detyrë në ushtrinë osmane iu bashkuan ushtrisë ruse. Trupat (çetat) e përbërë nga armenët duke shkatërruar kanalet e logjistikës së ushtrisë ndërsa ngadalësuan përparimin e ushtrisë osmane, edhe çetat armene ndërmorën masakra dhe mizori ndaj civilëve në rajonet që ata pushtuan.
Qeveria osmane për të parandaluar këto akte u mundua të binde përfaqësuesit armenë dhe udhëheqësit. Por nuk pati sukses në këtë përpjekje. Pas rritjes së sulmeve të komiteteve armene, qeveria më 24 prill 1915 vendosi mbylljen e disa komiteteve revolucionare armene dhe arrestimin e disa udhëheqësve armenë dhe internimin e tyre. Më pas, do të zgjidhej kjo datë për të zhvilluar aktivitete për të përkujtuar çdo vit ngjarjet e vitit 1915.
Pavarësisht masave të marra sulmet vazhduan dhe më pas më 27 maj 1915 u mor vendimi për zhvendosjen e popullatës armene që ndodheshin në rajonin e luftës dhe të atyre që bashkëpunuan me ushtrinë pushtuese ruse.
Qeveria osmane, edhe pse planifikoi nisma për nevojat humanitare të të zhvendosurve, një numër i madh i armenëve humbi jetën për shkak të kushteve të luftës, konflikteve të brendshme, grupeve lokale të cilët kërkonin hakmarrje, banditizmit, uria dhe sëmundjet epidemike.
Dokumentet historike, në mënyrë të qartë tregojnë se qeveria ashtu siç nuk ka patur synimin e përjetimit të ngjarjeve tragjike në fjalë, gjithashtu tregojnë se janë ndëshkuar ata që kanë kryer krime ndaj armenëve në emigrim. Kështu, pa mbaruar akoma lufta ata që u gjetën fajtor duke u përzier gjatë tragjedisë njerëzore të përjetuar pasi u gjykuan u dënuan me vdekje.
– Nevoja për memorie të drejtë dhe ndjeshmër –
Pritshmëritë e përgjithshme të Armenisë dhe të diasporës armene, janë që Turqia të njohë si gjenocid dhe të dhe të paguajë kompensim për përjetimet gjatë zhvendosjes në vitin 1915.
Koncepti “gjenocid”, në Konventën e vitit 1948 mbi Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit përcaktohet si akt për eliminimin pjesërisht ose plotësisht të një grupi kombëtar, racor, etnik apo fetar.
Turqia e tërheq vëmendjen se ngjarjet në fjalë nuk mund të përcaktohen si gjenocid. Ajo nga pikëpamja e të dyja palëve i cilëson ngjarjet e vitit 1915 si një “tragjedi”. Turqia larg nga subjekti i konfliktit politik, duke mos e parë historinë vetëm nga një anë, thekson se duhet një zgjidhje ku palët të kuptojnë se çfarë ka ngjarë mes tyre dhe të respektohen memoriet e njëri tjetrit me perspektivën duke i përmbledhur në “një memorie të drejtë”.
Turqia, krahas kryerjes së kërkimeve në arkivat e palëve dhe në arkivat e vendeve të treta në lidhje me ngjarjet e 1915 propozon ngritjen e një komisioni të përbashkët historik të përbërë nga historianët turqë dhe armenë dhe gjithashtu edhe nga ekspertët e tjerë ndërkombëtarë.
– Nuk u shfrytëzua mendësia e normalizimit të marrëdhënieve –
Zhvillimi më i rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve ishte në tetor 2009. Palët në Zyrih të Zvicrës nënshkruan dy protokolle të veçanta për rindërtimin e marrëdhënieve diplomatike dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Në protokollet për ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe zgjidhjen e problemeve aktuale duke i dhënë vend shqyrtimit shkencor të çështjeve nga burime historike dhe arkivat e paanshme parashikohej gjithashtu dhe njohja reciproke të kufijve dhe hapjen e kufijve të përbashkët.
Qeveria Turke për të miratuar protokollin e dërgoi atë direkt në Parlamentin Kombëtar. Ndërsa qeveria Armene ia paraqiti Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e teksteve. Gjykata vendosi se protokollet nuk përshtaten me frymën dhe formulimin e Kushtetutës.
Qeveria e Armenisë në vitin 2010 deklaroi se ka ngrirë të gjitha procedurat e miratimeve të marrëveshjeve protokollare, ndërkohë ajo u tërhoq nga ky vendim në shkurt të vitit 2014
Etiketa: armenia, Turqia