E martë, 30 Qershor 2015
Zagreb – Komandanti i forcave tokësore të SHBA-së në Evropë, gjeneral lejtnant Frederick Ben Hodges po viziton Kroacinë për të rritur bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve dhe forcimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon.
Në Ministrinë kroate të Mbrojtjes (MORH) është mbajtur një takim i ministrit Ante Kotromanoviç dhe udhëheqësve të Forcave të Armatosura (OSRH) me komandantin e forcave tokësore të SHBA-së në Evropë (USAREUR), gjeneral lejtnant Frederik Ben Hodges. Si objektiv i rëndësishëm është nënvizuar bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve dhe të vendeve të rajonit në kuadër të NATO-s, si dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura (GO OSRH) Drago Lovriç pas takimit deklaroi se SHBA-të janë partneri kryesor i Kroacisë dhe Forcave të Armatosura të Kroacisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Lovriç tha se më shumë se një mijë oficerë kroatë janë trajnuar në SHBA, duke vënë në dukje se prioritet kryesor në takimin e sotëm me gjeneralin amerikan Hodges është trajnimi dhe stërvitjet e përbashkëta në Republikën e Kroacisë.
“Stabiliteti në rajonin e Evropës Juglindore është prioriteti ynë kryesor dhe ne kemi biseduar me Gjeneralin Hodges për të përmirësuar bashkëpunimin në kuadër të iniciativës A5, që të përmirësojmë aftësinë e vendosjes së trupave dhe të mundësojmë bashkëpunimin e përbashkët në misionet e mbështetjes së paqes dhe operacionet humanitare me vendet e rajonit”, tha gjenerali Lovriç.
Lovriç e ka vlerësuar si të shklqyeshëm bashkëpunimin rajonal dhe shprehu shpresën se iniciativa A5 në të ardhmen do të ndihmojë në zhvillimin e marrëdhënieve mes vendeve të rajonit.
Nga ana tjetër Gjeneral Lejtnant Frederick Ben Hodges, bashkëpunimin e deritanishëm të Kroacisë brenda NATO-s e ka vlerësuar si të shkëlqyeshme, si dhe bashkëpunimin e ushtarëve amerikanë dhe asaj kroatë. Ai vlerësoi përpjekjet e Kroacisë në trajnimin dhe pajisjen e trupave të saj në misionet e NATO-s, si dhe ajo që Kroacia siguron për veteranët që kthehen nga këto misione.
Ai vuri në dukje gjithashtu pozicionin e rëndësishëm gjeostrategjik të Kroacisë në rajon dhe theksoi se Kroacia në këtë pjesë të botës ka mbajtur udhëheqjen dhe stabilitetit rajonal.
Hodges këtë pasdite pritet të vizitojë bazat e trajnimit në Slunj dhe Udbina në mënyrë që të rrisin ushtrimet e përbashkëta në të ardhmen.
Forcat e Armatosura Kroate kryejnë 51 stërvitje ndërkombëtare në vit, shumica e këtyre stërvitjeve mbahen në bashkëpunim me SHBA-të, ndërsa stërvitjet e përbashkëta ushtarake kroato-amerikane do të mbahen në gusht të këtij viti.
Etiketa: Hodges, Kroacia