Holanda arriti marrëveshje mbi kthimin e azilkërkuesve shqiptarë


E premte, 29 Janar 2016

Hagë – Ministri holandez i Drejtësisë tha se është arritur marrëveshje me Shqipërinë për kthimin e azilkërkuesve shqiptarë në vendlindjen e tyre.

Ministri holandez i Drejtësisë tha se është arritur marrëveshje me Shqipërinë për kthimin e azilkërkuesve shqiptarë në vendlindjen e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Në bazë të marrëveshjes, detajet e të cilit janë publikuar të premten, Holanda ka të drejtë që azilkërkuesit shqiptarë kërkesat e të cilëve janë refuzuar, dhe nuk dëshirojnë vullnetarisht të kthehen në shtëpi, ti kthejë me fluturimet e veçanta qeveritare në Shqipëri.

Nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë se Holanda tashmë nuk varet nga fluturimet komerciale, dhe se kanë mundësi një grup të madh të njerëzve ti dërgojnë në shtëpi.

Marrëveshja erdhi në kohën e një rritjeje të papritur të numrit të azilkërkuesve shqiptarë në Holandë. Në katër muajt e fundit, ka pasur 750 kërkesa të tilla. Gjatë vitit të kaluar, autoritetet holandeze morën më shumë se 1.000 aplikacione për azil nga qytetarët shqiptarë dhe refuzoi vetëm një.

Etiketa: , ,
Të fundit