E hënë, 23 Qershor 2014
Holanda ka mposhtur edhe Kilin me rezultat 2-0, të hënën mbrëma në në ‘Arena de Sao Paulo’, në ndeshjen e tretë të Grupit B, në kuadër të Kupës së Botës ‘Brazili 2014’.
‘Tulipanët’ si lider i këtij grupi më nëntë pikë të tubuara kalojnë në fazën tjetër të garave, por edhe Kili ka siguruar fazën tjetër të garave më gjashtë.
Përballja mes Holandës dhe Kilit ka dhënë lojë të nivelizuar, sidomos në pjesën e parë që u mbyll pa gola, megjithëse, kilianët kishin një iniciative të lehtë në terren, por jo sa për të gjetur rrugën e golit.
Ndërkohë, në pjesën e dytë, holandezët e kërkuan më shumë fitore, sidomos në 20 minutat e fundit të ndeshjes.
Ishte rezervisti Leroy Fer i cili më kokë shënoi golin e epërsisë në minutën e 77-të, kurse Memphis Depay në minutën e fundit të ndeshjes realizoi golin e dytë për holandezët. Bazuar në lojën e shfaqur të Holandës në tri sfidat e këtij grupi, atëherë më të drejt ‘portokallinjtë’ janë kualifikuar si lider i grupit.
Përballja mes Holandës dhe Kilit është mbyllur pa gola takim ky i zhvilluar në ‘Arena de Sao Paulo’, në ndeshjen e tretë të Grupit B, në kuadër të Kupës së Botës ‘Brazili 2014’.
Ballafaqimi mes këtyre dy skuadrave që janë kualifikuar në fazën tjetër të garave, ka dhënë lojë të nivelizuar, sidomos në pjesën e parë që u mbyll pa gola, megjithëse, kilianët kishin një iniciative të lehtë në terren, por jo sa për të gjetur rrugën e golit.
Spanja me fitore e mbyll aventurën në Brazil
Ndërkohë, në takimin tjetër të këtij Grupi, Spanja ka munduar Australinë me rezultat bindëse prej 3-0.
Kampionët në fuqi e Botës, kaluan në epërsi në pjesën e parë përmes David Villës, i cili shënoi gol në minutën e 36-të.
Edhe në pjesën e dytë ishin spanjollët që e kontrollonin lojën në terren dhe në minutën e 69-të, ‘Furia e Kuqe’ përmes Fernando Torresit dyfishon epërsinë në 2-0, kurse goditjen e tretë australianëve ua dha Juan Mata në minutën e 82-të.
Grupi A
Rezultatet
Holanda-Kili 2-0
Spanja-Australia 3-0
Tabela: Holanda 9 pikë, Kili 6, Spanja 3, Australia 0.
Etiketa: Brazil 2014, Holanda, kili