Homoseksualizmi si degjenerim i ndyrë dhe perversë…


E shtunë, 22 Korrik 2017

Autor: Savash VELIU

Ishte shokuese propozim ligji i deputetit, Branko Manojllovski për homoseksualët në R. e Maqedonisë, një deklaratë e pamatur, kundërsociale të një pseudo kripto-shqiptaro-amerikani fosilo-pellazg ortodoks, të riintegruar rishtazi në shqiptarizëm, si i deleguari special diasporik që sipas logjikës për qëllim ka të missionoj detyrën e ngarkuar ekzakte dhe sensuale që të sjell një perversitet të ulët në moral brenda hapsirës së maqedonisë së pangopur e të etur në aspektin social. Një perversitet i dëshmuar si kulminacion i injorancës së njohur në botën e ‘’përparuar’’ perëndimorë si ‘’chery’’ luks i çthurrjes!?

Eshtë fakti brengosës që të legalizohen martesat e të njëjtës gjini degraduese sepse tani janë të angazhuar edhe feministe shqiptare për të mbrojtur qëndrimet e shprehura me opinion duke ngritur në qiell deputetin Manojllovski, duke lavdëruar propozimin e tij për të drejtat e ‘’shoqërisë’’ LGBT, një mendësi që nuk përkon me këto treva as në traditë e as në kulturë si kombëtare ashtu edhe fetare.

Feminizmi evropian si fenomen luajti në të legjitimuarit dhe të zgjeruarit e sundimit kolonialist në rajone të gjera të Ballkanit, Azisë, Afrikës, dhe Lindjes së Mesme. Për këtë traditë kritike, për rrjedhojë befasuese dëshmojnë diskurset më të vjetër kolonialist mbi gratë që vihet rishtazi në skenë në trajtën e zhanreve të reja të literaturës feministe sot me synimin eksplicit të të justifikuarit të luftës ndaj terrorit të Botës Perëndimore mbi botën muslimane, nëpërmjet së cilës fuqia imperialiste perëndimore kërkon të justifikojë dominimin e saj gjeopolitik duke e paraqitur veten si “çliruesja” e grave indigjene nga kulturat patriarkale autokton, që ka nxjerrë në shesh historitë e nënkuptuara të feminizmit dhe perandorisë.

Janë këto dy botëkuptime iracionale të kohës rikolonialiste që u projektuan për të vepruar në dy kahje, njëra me fenomenin Feminizëm dhe tjetra pas saj me Homoseksualizëm, që të dy për tëluftuar moralin e pastër familjarë.

Ne dimë se të gjithë kanë të drejtë të jetojnë si të duan por jo t’ua imponojnë të tjerëve botëkuptimin dhe epshet e tyre shtazarake. Liria nuk është e drejtë e njeriut që ai kur të dojë, të shndërohet në kafshë apo të mohojë përkatësinë e tij shpirtërore të Zotit, të bëj punë që dobësojnë lidhjen e tij me qiellin, kurse e forcon me tokën. Liria me këtë kuptim nënkupton shtrembërimin e realitetit dhe largimin e punëve nga vija e tyre e saktë dhe e fortë.

Rexhep Vokë Tetova do të thotë; ‘’Njeriu i pa Fe është sikur bagëtia, por që dallon vetëm për nga hija’’!

Dmth, realiteti flet se, kurrë nuk mund të hasim në më të robëruar se ai që thotë se është i lirë e nuk e vëren se është rob i pasioneve dhe i organit seksual, e që mendon se janë pikë autoriteti dhe pozite për të, derisa të shohë se është njeriu më pavlerë edhe sikur të ishte njeri që zë pozitë të lartë intelektuale. Sa keq për njeriun që jeton me vlera të ulëta, vetëm për atë se jetën e kësaj bote e kupton si një qëndrim afatshkurtër, e pastaj… të mendoj se kurrë nuk do të kthehet. Sa keq për atë të mendoj se jeta e tij përfundon siç përfundojnë ujqit në mal, delet në livadhe dhe kuajtë në stallë!

E qartë është se, Zoti e ka krijuar njeriun, që të tërhiqet nga seksi tjetër. Ai i ka krijuar të gjithë gjallesat në çifte, bimë qofshin apo frymorë. Zoti në Kuranin famëlartë thotë: ”Qoftë lavdëruar Ai që i ka krijuar çift të gjitha llojet: çka mbin prej tokës, ata vetë dhe ato që nuk i dinë!” (Jasin, 36)

Homoseksualizmi është një devijim seksual ose një e metë fiziogjinore me çrregullim psikomental dhe iracional që është në kundërshtim me vetë natyrën. Homoseksualizmi LGBT është e dënuar nga profesionistët si e dëmshme për njerëzit, pasi ajo bazohet në një besim të gabuar si të qenurit lesbik, homoseksual, biseksual ose transeksual. Kjo çon në rritjen e problemeve të shëndetit mendor për komunitetin LGBT për shkak të stigmatizimit të tij. Deri në kohët e vona homoseksualiteti renditej tek sëmundjet mendore. Vetëm në konferencën e doktorëve të sëmundjeve mendore, të mbajtur në Amerikë në vitin 1973, u hoq homoseksualiteti nga lista e sëmundjeve nervore. Që atëherë, homoseksualët perversë, konsiderohen si njerëz normalë! Me këtë ndryshim, filluan homoseksualët të shfaqen dhe shtohen në shoqëri, pasi tashmë konsideroheshin normalë, nuk kishin frikë se mund të humbasin vendin e punës dhe nuk shiheshin me përçmim nga shoqëria siç ndodhte më parë.

Sot për tu jetësuar ky projekt i ndyrë Kisha e Anglisë në Britani të Madhe, shpejtoj të legalizoj këtë fenomen të çrregulluar me arsyetime iracionale, menjëherë pas saj edhe Parlamenti në ishullin katolik të Maltës ka votuar për të legalizuar martesën mes personave të gjinisë së njëjtë e kështu me radhë.

Nëse me kujdes vrojtojmë sot situatën se si sistemizohet kuadri i lartë politik në botën perëndimore do të vërejm se kjo është një projekt i paramenduar sepse në të zgjedhen pjesëtar të pamartuar e pa fëmijë ose GAY, një fenomen politik që rrëshqet posht deri në Ballkan!

Me këto geste të pamatura e ardhmja e civilizimit perëndimor nuk jep shenja të mira, përkundrazi, këto shenja veçse brengosin dhe shqetësojnë. Kjo ngase civilizimi modern e mohon përmendjen e Zotit. Ndërkaq, takimin me Të e ka lënë në harresë. Ai vetëm po e hulumton vdekjen e vet, të cilën do ta arrijë me mënyrën e jetës së pavlerë dhe të vështirë që është duke përjetuar një rrënim të poshtëruar si paraardhësit e tyre Romak.

Një fenomen i tillë i çrregullimit shoqërorë u njoh për herë të parë tek populli i Lutit në Palestinë Të Lindjes së Afërt në zonën e emëruar si Sodom dhe Gomora pran detit të vdekur. Ishte Profeti i parë që u përball me një devijim moral dhe perversitet të ndyrë, që binte ndesh me natyrën e pastër njerëzore të cilët e tepruan me vepra të ulëta morale dhe të shëmtuara.

Ishte fenomeni Perversitet ai që e bënte të rrezikshme, sepse kishte përfshirë të gjithë shoqërinë dhe kjo e bënte misionin e Lutit ndër misionet më të vështirë. Vendi ku banonin ata u ngrit lart në qiell nga engjujtë dhe u përmbys dhunshëm përtokë duke i shkatërruar me rrënjë e dhëmballë.

Botës Perëndimore si mësim të gjallë do ti mjaftonte të rikujtojtonte qytetin Pompei që u shkatërrua nga vullkani Vezuv, që u shndërrua në një varrezë pasi një numër i madh personash humbën jetën si pasojë e shpërthimit të vullkanit 2 mijë vjet më parë. Pompei qytetit në jug të Italisë ishte i njohur si “qyteti i argëtimit, mirëqenies dhe paqes” që ndërlidhej me jetesën e perandorisë së shfrenuar Romak në qytet. Personat që humbën jetën si pasojë e shpërthimit të vullkanit të cilët janë gjetur të ngurtësuar ashtu siç kanë humbur jetën është besharet për banorët e azdisur e të përdallur të kohës. Të gjitha këto relikte perverse të ç’thurrjes kafshore si në Lindje ashtu edhe në Perëndimë janë tablo trishtuese që shpalosin argumente të qarta para syve të botës se çndodhi me të ‘’civilizuarit’’ që shprehnin’’ liritë e njeriut’’ të rrënë më poshtë se bagëtia.

Do të mjaftonte propozimi i pamatur i të deleguarit iliro-pellazg që të pasojnë në qytetin e Ohrit tërmetet duke tundurë vullkanin e fjetur në kodrat e tij. Ky fenomen si dukuri jo i rastit jep në dije se, ndoshta fundi i këtyre popujve nuk do të jet hiç më e mirë se e atyre të Sodom-Gomorës dhe Pompeasve të azdisur.

Për këto dukuri destruktive dhe antinjerëzore që prek çdo individua të shëndosh nuk kam hasur deri më sot të kenë reaguar institucionet më të thirura fetare si MPC-ja dhe BFI-ja në Maqedoni që duhet të jenë pararendësitë e parë që do ti refuzojnë këto raste devijante dhe antimorale për shoqërin tonë.

Mbetemi me shpresa se këto kërkesa jashtëllogjikës njerëzore nuk do të gjejnë mirëkuptim tek banorët dhe krerët e këtij shteti.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: ,
Të fundit