Horus, Zoti pagan i trilluar në kristianizëm…!!!


E diel, 8 Janar 2017

Savash VELIU

​Shumë shtete perëndimore kanë marrë rrugën ku ata mohojnë apo refuzojnë rrënjët e tyre, duke përfshirë ato kristiane të cilat formojnë bazën e qytetërimit perëndimor. Në këto vende, baza morale dhe çdo identiteti tradicional janë duke u mohuar – si nacionaliteti, feja, kultura e madje edhe identiteti gjinor po mohohen ose relativizohen duke e përmbyllur atë nën ideologjin, “Rendi i Ri Botëror”!

Doktrinat themelore të kristianizmit nuk bazohen në Bibël, por në mite të lashta greke, egjiptiane, babilonase dhe të vendeve të tjera. Revista “Christian Century” në numrin e 20-27 Majit, 1998, citon fjalët e një pastori i cili pranon se Triniteti është “një mësim i Kishës dhe jo një mësim që erdhi nga Jezusi”. Në fund të fundit, dogma e Trinitetit është një koncept që doli në shekullin e katërt të erës së re.

Data e 25 dhjetorit, kur Krishtlindja kristiane feston lindjen e Jezusit është konvencionale dhe e dokumentuar në kalendarët e festimeve duke filluar nga shekulli III-IV pas Krishtit. Kush gërrmon në rënjët e festës kristianë nuk gjen evangjelistë, në fakt, por një perandor romak shumë pagan, dhe një papë. Perandori ishte Aureliani, i cili duke dashur të unifikonte kulturalisht botën romake, në vitin 274 vendosi me dekret një Zot të përbashkët për të gjithë njerëzit e tij (Sol invictus), duke fiksuar festën (Dies natalis) pak pas solsticit dimëror, atëherë kur ditët rifillonin të zgjateshin. Kështu kristianët e gjetën Krishtlindjen e Zotit unik të gatshme. Dhe shumë shpejt e zëvendësuan Diellin me Jezusin por duke ruajtur traditën pagane që e DIELLA të jetë dita e shenjtë kristiane, ku adhurojnë zotin Jezus (Horusin).

Më pas erdhi Papa, që njihej Giulio I : ndoshta ishte ai që fiksoi zyrtarisht festën në fund të dhjetorit. Kjo ndodh rreth vitit 352, kur kristianizmi ishte i ligjshëm prej vetëm 40 vitesh.

Është interesante se, poashtu HORUS ‘’zoti’ i egjiptianëve të lasht lindi në datën 25 dhjetor dhe kishte 12 dyshepuj (sikur Jezusi) dhe lindja e tij u shoqërua nga një yll (si te Jezusi), ai u pagëzua në moshën 30 vjeq, dhe u tradhtua nga Tifoni (Juda). Pasi u tradhëtua ai nga Tifoni, më pas HORUSI u kryqëzua, qëndroi i Vdekur për Tre Ditë e më pas ai u Ringjall…!!!? A ju duket e njohur prej diku ky tregim pagan historiko-fetar???!

– Ku sot fshehet Horusi?

Horusi gjatë betejës me Setin rënd dëmton Syrin. Por si përfundim HORUSI fitoi betejën duke u quajtur ”Zot i DIELLIT me një SY”! HORUSI përfundimisht u bashkua me Zotin “RA” duke u quajtur “Ra – HORAKTHY” ose “Sundues i gjithë Egjiptit… Në këtë mënyrë ai u quajt “Zot i DIELLIT me një SY”, “Djal i Zotit”, “Drita e Botës” dhe “Sundues i Gjithçkaje”!

Kështu ky simbol i besimit Pagan “Dielli”, filloi të përdoret në kristianizëm kurse Horusi “Djal i zotit” iu mvesh Jezusit! Horusi ishte një mit pagan i cili paraqitet me emra Hyjnor të ndryshëm si; “DRITA (LUCIFER)”, ”E VËRTETA”, ”QENGJI i ZOTIT’, ”BIR i ZGJEDHUR i ZOTIT”, ”QENGJI i MIRË’ etj… Çuditërisht të gjitha këta atribute gjenden sot edhe te JEZUSI !?

– Po ku humbi “Zoti i Diellit me NJË SY”, Drita e Botës ose Sunduesi i Gjithçkaje?!

Në mitologjinë egjiptiane, Syri i Horusit simbolizon perëndinë -fajkua Horus, diellin dhe perëndinë-diell Ra. Pamja e tij i ngjan një skifteri. Syri i majtë dhe i djathtë kombinohen për të përfaqësuar të gjithë universin, pak a shumë si simboli i Yin-Yang në Taoizëm. Ky element i Syrit teologjikisht i përgjasohet Antikrishtit ose “DEXHALLIT me një SY”! Në Shtetet e Bashkuara, simbol Syri i Providencës mbi kartmonedhë dhe syri masonik e kanë të gjithë origjinën nga Syri i Horusit.

Të gjitha këta atribute janë të fshehura dhe shërbejnë për ILUMINATËT! Illuminati si doktrinë u bë një përzjerje e sekreteve masonike (doktrina luciferiane). Termi Illuminati është shumësi i fjalës latine illuminatus që do të thotë DIKUSH QË ËSHTË I NDRIÇUAR dhe në rastin konkret ka parasysh dike që ka marr bollëkun dhe forcën e mendimit të Masonve të Lirë ose siç njihet rëndom në ambientet e ndryshme sot Freemasonery, disiplina mendore jezuite. Një element shumë i rrezikshëm në filozofinë e kësaj organizate dhe doktrinës së saj është përdorimi shkencor i drogave, hashashi, për të prodhuar një gjendje të iluminuar ose të ndriçuar të mendjes një komponent që lidhet direkt me binomin Knights Templar (Kalorësit e Tempullit) dhe Order of the Assassins (Urdhëri i Vrasësve) që daton vitin 1050 pas Krishtit (këto të dyja janë pjesë të organizatës masone, një nga shkallët e hierarkisë së saj që lojalisht do të shërbej Rendit të Ri Botëror – NWO ose SIONIZMIT). Fuqitë e Mëdha për të arritur objektivat e tyre plaçkitëse e emëruan këtë si rendi i ri botëror duke i përdorur masovikisht këta komponente destruktive sot tek militantët dhe terroristët islamist !

A është e vërtetë ekzistenca e një komploti të madh me përmasa globale, qëllimi i së cilës është përgaditja për të pritur Antikrishtin ose “Dexhalin me një SY’’ duke e konsideruar atë si “MESIH” ose “MEHDI” i VËRTETË!?

Është më se e vërtetë se në këtë kohë të re kjo pritet të ndodh enkas e përgaditur me Mileniume nga sojtarët matrapaz faraonista. Sot atë e paraprijnë luftërat aktuale fizike të shoqëruar me Terrorizëm të paparë kurse në konceptin teorik përmes “Thirrjes së bashkëpunimit mes Religjioneve ose Tolerancës mes Feve”. Thirrje kjo që mohon një të vetmin Fe Hyjnore – ISLAMIN për një Fe të fabrikuar e të reme me përmasa botërore që duhet të vendoset si Rend i Ri Botëror, por vetëm mbi gjakderdhje!!!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: ,
Të fundit