Hoti kërkon mbështetje nga deputetët për Buxhetin 2021


E diel, 27 Dhjetor 2020

PRISHTINË – Nesër në Kuvendin e Kosovës do të shqyrtohet ligji i buxhetit për vitin 2021.

E kryeministri në detyrë Avdullah Hoti u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të marrë pjesë në seancën plenare dhe të mbështesin ligjin, duke thënë se votimi i tij siguron stabilitet financiar në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, kur të hyrat buxhetore janë të pakta.

“Votimi i këtij ligji mundëson mbështetjen për punëtorët e papunë dhe për biznese që janë në vështirësi financiare për shkak të pandemisë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Etiketa: , , ,
Të fundit