E mërkurë, 30 Dhjetor 2020
PRISHTINË – Kryeministri aktual, njëherësh edhe kandidat i ardhshëm për postin e kryeministrit nga LDK-ja, Avdullah Hoti ka thënë se i është mirënjohës kryesisë së partisë së tij për besimin që i kanë dhënë.
“Jam i kënaqur për vlerësimin që LDK i ka bërë punës së Qeverisë. Jam mirënjohës dhe falënderues për besimin e plotë që kam marrë nga kryesia që të jem kandidat i LDK-së për kryeministër në këto zgjedhje”, tha Hoti.
“Brenda një jave ose dy do të dal para qytetarëve me planin tim qeverisës, jam i bindur që jemi favoriti kryesor për t’i fituar këto zgjedhje bazuar në rezultatin e punës së kësaj qeverie jo në flluskat e ndryshme që dëgjoni poshtë e lartë”, tha Hoti.
Etiketa: Avdullah Hoti, Kosovë, LDK, Zgjedhjet