E premte, 22 Shtator 2017
Sami Frashëri, ndër të tjerash, shkruan: “Hoxha Tahsini vajti në Paris, ku, bashkë me gjuhën frënge, studioi të gjitha shkencat e reja të asaj kohe. Nuk e hiqte kurrë librin nga dora.
Hoxha Tahsini ka qenë një nga njerëzit e mëdhenj që shumë rrallë dhe me vështirësi i lindin shekujt dhe epokat, ai punoi së tepërmi për përhapjen e diturive dhe të shkencave të ndryshme dhe për zhdukjen e paditurisë dhe të fanatizmës injorante…”
Tahsin Efendiu lindi në vitin 1812 në Ninat të Çamërisë.
Hoxha, para emrit Hasan, nuk është emër, por një titull i lartë, shumë i nderuar i kohës, që do të thotë: Dijetar mbi dijetarët, ose në gjuhë të sotme: Akademik, kurse mbiemri Tahsin, nuk është mbiemër, por është një cilësi dalluese.
Meqë ishte më i dalluari, më i shquari, më i vlerësuari, i dhanë titullin: Tahsin, të cilin e gëzoj si “mbiemër” tërë jetën.
Me një vendim mbretëror, jo vetëm që i dhanë këtë titull, por, Hasan Tahsinin e dërguan në Francë për të studiuar në Fakultetin e Shkencave Natyrore, në Universitetin e Sorbones, në Paris, ku studioi me përkushtim, me vullnet, me shumë dashuri, sa që befasonte secilin. Bashkëkohës të tij, në veprat e tyre, theksojnë se ai përsosi frëngjishten dhe u thellua në fizikë, matematikë, kimi, biologji, filozofi, fiziologji, botanikë, gjeologji, shkencat shoqërore, e sidomos në filozofi, gjithësi e yjësi dhe psikologji, ky student shqiptar kaq i vyeshëm i përfundoi studimet me sukses të shkëlqyeshëm. Me vendim mbretëror e emëruan Imam në Ambasadën e Perandorisë Osmane në Paris.
Kur u kthye në Stamboll e themeloi Universitetin Modern të Stambollit, ku ishte edhe profesor i psikologjisë dhe Rektor i parë i këtij Universiteti.
Hoxhë Hasan Tasini, jo vetëm që nuk harroi asnjëherë se ishte shqiptar, por meqë ishte ndër shqiptarët më i formuari, më i dituri, më i ngrituri, gjithnjë printe në çështjen kombëtare shqiptare.
Ishte ndër të parët që hartoi një alfabet të veçantë për gjuhën shqipe, një Abetare. Ishte ndër të parët, nga nismëtarët, për themelimin e Shoqërisë së të Shkruarit të Shkronjave Shqip dhe Shoqërisë Kulturore Shqiptare të Stambollit (1879). Ishte nga të parët në themelimin e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881). Madje dihet kontributi i tij kapital në aprovimin e alfabetit latin në Kongresin e Manastirit (1908), ku bashkëpunoi ngushtë me kryesuesin Gjergj Fishta e të tjerë të shquar.
Ky Kolosi për çështjetë shqiptare që vendosi Thehemelet e Kombitë Shqiptarë nga regjimet Ateist dhe Sekularist do te arrihet të anatemohet vetëm se ishte fetar dhe mbante titullin Hoxhë iu mohua e gjithë kontributi dhe sfidat e kohës që ai përjetoi për këto çështje madhore aq edhe epokale që ngriti një plejadë atdhetarësh dhe intelektual të kalibrit të lartë për Kulturën dhe shkencat politike siç ishinë; Vëllezërit Frashëri, Abdyli, Mehmeti, Tosumi, Kasemi, Naimi, Samiu, si edhe atdhetarët të tjerë, J. Vreto, K. Kristoforidhi, K. Hoxhi, Ismail Qemali etj., ishin jo vetëm nxënësit e tij, plotë besnikëri, por edhe bashkëpuntorë kryesorë në kauzën shqiptare që ne mburemi sot me ata…
Hoxha Hasan Tahsini, përveç që ishte atdhetar, një nga figurat më kryesore, më madhore, ishte motori i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Nuk ishte vetëm fetar apo teolog, por ishte edhe psikolog, sociolog, pedagog dhe ishte më i pari astronom në tërë Perandorinë Osmane.
Nuk ishte vetëm atdhetar, por ishte edhe dijetar, mendimtar, përkthyes, poet, shkrimtar, letrar.
Sipas burimeve turke, Hoxhë Hasan Tahsini ishte njeriu më i ditur i kohës në Stamboll.
Turkologu i njohur rus, Smirnov, në veprën e tij thotë: “Përshkrimi i Historisë së Letërsisë Turke”, botuar në Petrograd, me 1891, e cilëson Hoxhë Hasanin si “Lomonsovin e Turqisë (sot shqiptarisë)”.
Ky dijetar i famshëm e rilindas i madh ndërroi jetë me 4 korrik 1881, në Stamboll, në moshën 69 vjeçare në mjerim të madh dhe i haruar nga pashallarët illuminist xhon turqit shqiptarë përndryshe mercenar të botës perëndimore që do të kujdesen të vijnë në pushtet antishqiptarët më të mëdhenjë me emra shqiptarë që do të përdhosin gjithë TRASHIGIMIN TONË KULTURO HISTORIKE vetëm pse nuk mundnin të onepsojnë ngase ishte fetar dhe atë musliman. Populli jonë ende sot e kësaj dite vuan dhe paguan kosto të lartë për këtë shkizofreni të shfrenuar të paraardhësve tanë dhe nga pasardhësit e tyre të sëmurë me ideologji ateiste në të gjitha pushtetet shqiptare. Deri kur…???
…’’Jemi një komb i veçantë, kemi gjuhën tone të veçant, andaj duhet të jetojmë në vehte si gjithë kombet e tjerë’’! – Hasan Tahsini
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.
Etiketa: Opinione, Savash Veliu