E premte, 17 Tetor 2014
Novi Sad – Lokali “Bash qebapë” dhe dy furrat e bukës, “Evropa” si dhe “As Pek”, janë demoluar mbrëmë në Novi Sad nga huliganët.
Rreth një orë pas mesnatës, huliganët thyen dritaren e lokalit “Bash qebapë” në rrugën Maksim Gorki në Novi Sad, transmeton Telegrafi.
Sipas dëshmitarëve okularë, një grup prej disa të rinjve të maskuar, vrapoi drejt lokaleve dhe me ndihmën e gurëve thyen dritaret e dyqaneve, të cilat raportohen se janë të shqiptarëve dhe boshnjakëve.
U sulmuan edhe dy furrat “Evropa” në rrugën “Car Lazar” si dhe “As Pek” në Detelinari, në rrugën rome. /Telegrafi/