www.prizrenpost.com është në shitje.
Të gjithë të interesuarit mund të na kontaktojnë në:
info@prizrenpost.com ose +90 507 902 75 51

Me respekt,
Prizren Post

Hulumtim: Kjo është struktura e FETO-s në Maqedoni!

Prizren Post | 21:40 - 18.12.2017

Shkup – Pas deklarimeve të gjykatësit të pensionuar Ahmet Zeko Yxhok (Ahmet Zeki Ücok) se “FETO-ja në Maqedoni ka njësit për atentate”, shikimet u kthyen në drejtim të shtetit ku organizata është më e fuqishme se gjetiu, gjegjësisht në shtetin e Maqedonisë. Rreth veprimtarisë së organizatës, patëm mundsinë të pyesim gazetarin Ajhan Demir (Ayhan Demir) i cili ka bërë hulumtime rreth strukturimit të kësaj organizate. Rreth kësaj organizate dhe strukturimit të saj në Maqedoni morëm përgjigje goditëse, shkruan “Sabah”, transmeton Almakos.

NË MAQEDONI DISA PARTI POLITIKE E MBROJNË FETO-N

Struktura FETO në Maqedoni vepron në shumë fusha edhe atë nga fusha e edukimit, biznesit, organizata jo qeveritare deri në burokraci.
Ata mbrohen dhe ruhen nga maqedonasit, pjesëtarët e shtetit të thellë në Maqedoni si dhe pjesëtarët e partisë shqiptare që janë në koalicion me pushtetin, Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI. Themeluesit dhe përkrahësit e kësaj partie janë, me shumicë, ish- pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Posaçërisht, pjesëtarët e bindjeve të majta, janë mbrojtësit më të rëndësishëm të FETO-s, gjithnjë sipas gazetës “Sabah”, transmeton Almakos.

DIHEN QYTETET SE KU FSHIHET FETO

Pas tentim puçit të 15 Korrikut një pjesë e mirë e FETO-s ka ikur në Maqedoni. Ata fshihen në qytetet si, Shkupi, Gostivari, Tetova, Kumanova dhe Mavrova.

NË MAQEDONI ATA E KËRCËNOJNË AMBASADORIN e TURQISË

Pjesëtarët e FETO-s në Maqedoni, kanë kërcënuar me vdekje shumë përfaqësues tanë përfshi edhe ambasadoren tonë në Maqedoni, Tulin Erkal Kara e cila ka shfaqur një përpjekje të pashoq kundër terroristëve në këtë vend. Shërbimi i Republikës së Maqedonisë në vazhdimësi i ka paralajmëruar për kanosjen e rrezikut zonjën Kara dhe përfaqësuesit e tjerë. Për shkak të shkrimeve edhe ne, kohë pas kohe kemi marrë kërcënime me vdekje nga maqedonasit dhe shqiptarët që janë në lidhje me FETO-n.

QË NGA 1992 FETO NDODHET NË MAQEDONI

Struktura e FETO-s në Maqedoni, celulat e para i ka bërë në saje të “Hallkave të bashkëbisedimit” më vitin 1992. Përmes Bashkësisë Islame janë shtrirë nëpër xhami dhe xhemate të xhamive. Paratë e zeqatit, sadakasë dhe “bamirësisë”, i kanë përdorur si kapital në veprimtarinë e tyre.

Imami i Maqedonisë: Bajram Pënarbashë (Bayram Pınarbaşı) – Arsimtar i gjeografisë në Kolegjin Jahja Kemal në Butel/Shkup

Ky person bën përzgjedhjen e nxënësve të suksesshëm. Gjoja se po i pregatit për olimpiadat e gjeografisë, i detyron ata të dëgjojnë kasetat e liderit të FETO-s, Gylenit, dhe i jep këshilla në lidhje me organizatën. Njëri nga shembujt e gënjeshtrave është propagandimi i “Kurdizmit”. Ai nuk zbrapset nga formulimet si: “Turqit i shtypin Kurdët tri herë më tepër se sa Maqedonasit i shtypin Shqiptarët”.

Imami i Shkupit, Fahri Kamili (Imam i dikurshëm në Tetovë)

GAZETA ZAMAN, AKOMA BOTOHET NË MAQEDONI

Zaman Makedonya (Gazeta Zaman) është qendra ku botohen të gjitha lajmet dhe komentet në disfavor të udhëheqësve të shtetit dhe Republikës së Turqisë. Që nga 1994, në gjuhën turke del e përjavshme, kurse në shqip është e përmuajshme. Drejtori i gjeneral është Mehmet Emin Çoban, përgjegjësi i shkrimeve Ahmet Osmani dhe shkruesit: Hysein Odabashë (Hüseyin Odabaşı) dhe Gyler Selim (Güler Selim).

Ajo që të tërheq vëmendjen, në listën e publikimeve të reklamave në Zaman Makedonya, është Agjensioni i lajmeve maqedonase – MIA. Ajo që të tërhqe vëmendjen është botimi i reklamave nga ana e MIA-s, si një institucion publik që është, e sidomos pas tentim grushtetit të 15 Korrikut. Vend të pjesën e reklamave zë edhe kompania EDEL-PROM.
Posaçërisht, gjatë periudhës 17-25 Dhjetor, (https://dialogmaqedoni.wordpress.com) i cili bën publikime në gjuhën shqipe, dhe MakHaber i cili bën emetim në gjuhën turke, kanë shprehur dëshirë që përmes uebportaleve vizive të bëjnë propagandë. Këto uebportale kanë publikuar lajmet e Zaman Makedonya-s, por në formë më të thjeshtë.

Së bashku me këtë, Dnevniku dhe Koha Ditore si dhe Unioni i gazetarëve të Maqedonisë, përmes OJQ-ve profesionale në konpenzim të parasë kanë botuar lajme dhe komunikata për shtyp, shkruan tutje “Zaman”, transmeton Almakos.

SHKOLLAT AKOMA JANË AKTIVE

Në Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Strumicë ndodhen shkollat e Jahja Kolegjit (Yahya Kemal College) dhe duke filluar nga shkollat fillore deri në kolegje, ata kanë gjithsej 8 shkolla.
Paratë e “bamirësisë” që i kan tubuar nga myslimanët e Maqedonisë, i shpërndajnë bursë fëmijëve të jo-muslimanëve, sidomos fëmijët e politikanëve dhe burokratëve i shkollojnë falas në këto shkolla.
Nëpër shkolla krijojnë grupe nxënësish. Kështu që duke i mbajtur në kontakt edhe fëmijët edhe familjet e tyre, krijojnë lidhje reciproke.

Një pjesë e madhe e atyre që diplomojnë, i kthejnë në ushtarë të kësaj organizate terroriste. Për këtë shkas, këto shkolla, nxënësi përjetojnë detyrim ushtarak në “Filialet ushtarake të FETO-s”.

Drejtor i përgjithshëm i shkollave të Jahja Kemal Kolegjit është Muhammed Bahçe, ndihmës drejtor i përgjithshëm është Omer Jyrekten (Ömer Yürekten) dhe përgjegjësinë vendore e ka Sureja Tauk (Süreya Tauk). Misione e devshirmesë (rekrutimit) së të rinjve në FETO e udhëheq arsimtari i informatikës Sefer Ajdodu (Sefer Aydoğdu) kurse ndihmësi i tij është Mustafa Atlë (Mustafa Atlı), FETO-xhinjtë e tjerë që janë nën petkun e mësuesit janë: Fethullah Nohutçu, Mehmet Ozym (Mehmet Özüm), Veli Jollxhu (Veli Yolcu) dhe Mustafa Bahçe.

SHKOLLAT E FETO-S JANË TË PAPREKSHME!

Në pushtetin paraprak, ministri i edukimit dhe shkencës, Pishtar Lutfiu, është mbështetësi më i madh i FETO-s në partinë e BDI-së. Lutfiu, në mbledhjen e ministrave ka manifestuar një qëndresë të madhe kundër mbylljes së shkollave të FETO-s.

Lutfiu, gjatë një interviste në Zaman Makedonya, pat thënë: “Kolegjet e Jahja Kemalit, veprojnë në ujdi me ligjin, neve kjo na intereson…”

VAZHDIMI I PROPAGANDËS PËRMES KURSEVE

Në qytetin e Shkupit dhe Gostivarit, qendrat e dukimit “Sedef” (Sedef Education Center) në pamje duke se organizojnë kurse për gjuhë të huaja, provimet e maturës dhe kurse përgatitore. Nën emrin e shkollave verore, organizohen kampe. Kështu, FETO po përgatit “ushtarët e plumbit”.
Përgjegjësi i Shkupit për qendrën edukative “Sedef” është Ferdi Aliolu (Ferdi Alioğlu) dhe në Gostivar përgjegjës është Bejtullah Kadirollu (Beytullah Kadiroğlu).

STRUKTURA E FETO-S PËRMES DIALOGUT

Aktivitetet e mbledhjes së ndihmave dhe panaireve të FETO-s i udhëheq fondacioni për Tolerancë ((https://toleransmk.wordpress.com/galeria/) dhe fondacioni Shafak (Şafak Vakfı). Këto fondacione e luajnë rolin e paravanit për të pasur qasje tek burokratët e udhëheqësish qëndrore dhe lokale.

FETO në qytetet e Shkupit dhe Tetovës nën cilësinë e “kampeve ushtarake” ka edhe konvikte dhe shtëpi studentore. Arsyeja e kësaj përzgjedhje është se këto qytete janë qytete universitare.

Në Shkup, të gjitha aktivitetet studentore bëhen në kuadër të fondacionit Toleranca. Në këtë qytet ndodhen dy konvikte studentore dhe gjashtë shtëpi që nuk mbartin zyrtaritetin e konviktit. Në lagjen Dyqanxhik, përgjegjës për konviktin universitar të meshkujve është Mumin Demiri. Në Butel, është hapur edhe nj konvikt në emër të fondacionit Shafak (Şafak Vakfı). Këtu banojnë studentët e Maqedonisë lindore. Kurse aktivitetet studentore në Tetovë udhëhiqen në kuadër të konviktit me emrin Akademik. Po ashtu edhe në Shtip ndodhen shtëpi të studentëve.

EMRA NGA BUROKRACIA MAQEDONASE TË CILËT PËRKRAHIN FETO-N

Edukimi një vjeçar i cili jepet nëpër konvikte, ata të cilët e kryejnë me “sukses” në shtëptë studentore dërgohen me titullin “abi”. Ata të cilët nuk pranojnë të jenë “ushtarët e plumbtë” menjëherë largohen.
Veli Kreci, anëtari i Këshillit të sigurisë Kombtare të Maqedonisë, është njëri ndër emrat që duhet pasur më së shumti kujdes në Maqedoni. Kreci, në të njëjtën kohë, është kryetar i Analytica (http://www.analyticamk.org). Analytica, në pamje duket se është organizatë e cila merret me çështjet e NATO-s, BE-së, energjisë dhe temave politike aktuale si dhe bën përgatitjen e analizave dhe raporteve në këto çështje. Por misioni i saj i vërtetë të qenurit mbi-mendja e politikës së vendit dhe e orientimit të masave.

Këshilltarët e mëparshëm të kryeministrisë, Islam Jusufi (Aruçi) dhe Ahmet Kazimi, janë dy mbështetës të tjerë me rëndësi të FETO-s. Islam Jusufi është njëri ndër emrat që ka publikuar shkrim në Analytica.

BIZNISMENËT BURIMET FINANCIARE

TUSKON-i (Konfederata e biznesmenëve dhe industrialistëve të Turqisë) është or e cila në Maqedoni vepron nën emrin MIBA – Unioni i afaristëve Maqedonas. (www.miba.mk) Në MIBA bëjnë pjesë 73 anëtarë të cilët janë pronarë të bizneseve të vogla dhe të mesme.

Kryetari i MIBA-s është Semih Shahin (Semih Şahin) dhe ndihmësi i tij është Tahsin Çollaku (Tahsin Çolak).
Kryetari i MIBA-s Semih Shahin dhe Hysamedin Shahin, udhëheqin firmën e transportit me emrin Rainbow Tours. Ata punojnë të koordinuar me kompaninë turistike Bashak Tours (Başak Tours). Në pamje të parë duket se organizojnë shëtitje turistike në mes Turqisë dhe Maqedonisë, ndërsa në të vërtetë është që pjesëtarët e FETO-s apo kandidatët akademikë, burokratët dhe udhëheqësit e nivelit të lartë që janë të lidhur me strukturën t’i mbartin në shkolla, media dhe holldingje dhe t’i shëtisin.

Zëvendësdrejtori i MIBA-s, Çolaku, merret me organizimin e tureve dhe herë pas here mbledh paratë e “bamirësisë”. Para se të vendoset mbikëqyrësi shtetëror në Bank Asya-n, i ka detyruar që esnafët e Maqedonisë të nënshkruajnë në formë aplikime të zbrazëta. Pjesën e shumës së parave e ka plotësuar vetë dhe atë ua ka dërguar “abilerëve” të tij.

Harbini Kozmetik është një mbështetës i FETOS nga Tetova e që është një anëtar i MIBA-s. Ish kryetari i Odës Ekonomike Veriperëndimore – OEMVP, Menderes Kuçi është njëri ndër mbështetësit financiar të FETO-s. Posedon një pajë të lartë nga tenderët e kolegjeve që janë të lidhur me FETO-n.

QËNDROJNË NË RAPORTE TË NGUSHTA ME POLITIKËN

Në arenën politike, mbështetësi më i madh i FETOS është partia shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI. Institucioni politik i cili ka parandaluar më së shumti procesin e mbylljes së shkollave të FETO-s është kjo parti e cila është në koalicion me partnerin tjetër në pushtet.
Shembull, deputeti i BDI-së Talat Xhaferi u zgjodh kryeparlamentar i parlamentit të Maqedonisë më prill të 2017-tës. Pas zgjedhjes së tij, një ndër intervistat e para që ka dhënë është edhe Zaman Makedonya, sikurse që në fillim zgjodhi safin e tij.

MBËSHTETJA E KRYETARËVE TË KOMUNAVE NDAJ FETO-S

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe ish kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, kanë lidhje të ngushta me FETO-n. Saqë, Zaman Makedonya, numrat në shqip dhe turqisht janë shpërndarë falas në të dyja komunat.
Vahid Sylejmani, farefisi dhe shoferi i kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifit, është përgjegjës për shpërndarjen e gazetës Zaman Makedonya në Maqedoni.

FETO ka mbështetës edhe në partitë Maqedonase, si në Lidhjen Social Demokrate – LSDM po ashtu edhe në Organizatën e Brendshme Revolucionare e Maqedonisë – Partia Demokratike e Unitetit Nacional Maqedonase apo VMRO – DPMNE./Sabah, shqipëroi Almakos

Etiketa: