E shtunë, 20 Shtator 2014
Me rezultat 3-1, West Ham Unitedi e ka mposhtur Liverpoolin në ndeshjen e javës së pestë në Ligën Premier.
Në ndeshjen e zhvilluar në Upton Park, vendasit e filluan furishëm takimin duke shënuar dy gola të hershëm.
Winston Reid realizoi që në minutën e dytë, kurse Diafra Sakho e dyfishoi epërsinë në minutën e shtatë.
Raheem Sterling e ngushtoi epërsinë (27’) duke i dhënë shpresa ekipit të tij për rikthim në pjesën e dytë.
Mirëpo, Redsat nuk arritën të bënin asgjë në fraksionin e dytë, porse pranuan edhe një gol.
Morgan Amalfitano vendosi rezultatin e fundit të takimit në minutën e 88-të.
Kjo ishte humbja e tretë e Liverpoolit pas pesë ndeshjes, nga të cilat ka vetëm gjashtë pikë.
Etiketa: Liverpool, Premier League, West Ham United