Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

I vdekur në spital, “ngjallet” në morg! [Video]

Prizren Post | 10:05 - 14.01.2014

Punëtorët e një morgu në Keni janë befasuar kur një person i cili supozohej të kishte vdekur në spital, është zgjuar ditën tjetër.

Paul Mutora, kishte provuar të mbyste veten duke pirë insektembytës dhe ishte shpallur i vdekur nga stafi i spitalit Naivasha në Keni.

Mirëpo ditën tjetër, punëtorit e morgut kanë vrapuar nga frika pasi që trupi i tij kishte filluar të lëvizë dhe të marr frymë. Shefi i spitalit, Joseph Mburu, ka thënë se droga që ai kishte përdorur ka bërë zemra t’i ngadalësohej dhe të vinte deri te ky gabim.


Bëni një koment