Ibrahimoviq: Nuk largohem nga PSG


E martë, 23 Korrik 2013

Zlatan Ibrahimoviq ka hedhur poshtë spekulimet e ditëve të fundit se ai nuk është i kënaqur me skuadren e tij PSG dhe se dëshiron të largohet.

Ne një intervistë për media nga Stokholmi, ku ai gjendet aktualisht në pregatitje me skuadren parisiene, Ibra u shpreh :

“ Nuk kam asnjë arsye të largohem nga këtu. Kam kontratë me klubin deri në vitin 2015 dhe shumë shpejt do të diskutojmë për vazhdimin e saj”, deklaroi Ibra.

31-vjeçari gjithashtu i uroi mirëseardhje sulmuesit më të ri të PSG, Edinson Cavani, duke e cilësuar si një blerje të madhe për ekipin e tij.

Leave a Reply

Të fundit