Idrizi: Progrekët do sulmojnë edhe më keq


E shtunë, 21 Janar 2017

Tiranë – “Teknologjia e shpifjes dhe e sulmeve do të jetë e madhe, sepse zgjidhja e Çështjes Çame është rrënimi përfundimtar i shovinizmit grek në Shqipëri”.

Një reagim mjaft i ashpër vjen nga kryetari i PDIU-së Shqpërim Idrizi për të gjtihë ata politikanë e gazetarë që janë shfaqur në public duke mbrojtur interest shoviniste greke. Në 26-vjetorin e themelimit të shoqatës Çamëria, Idrizi ka paralajmëruar se teknologjia e shpifjes dhe e sulmeve do të jetë e madhe, sepse zgjidhja e Çështjes Çame është rrënimi përfundimtar i shovinizmit grek në Shqipëri.

Ja një pjesë e fjalës së tij mbajtur në ceremoninë e Shoqatës “Çamëria”.

Kemi hyrë në vitin elektoral dhe duhet ta pranojmë që zhvillimi i Çështjes Çame i ka dhënë një shtysë të ndjeshme pse jo elektorale lëvizjes sonë. Falë Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Shoqatës “Çamëria” Çështja Çame tani është në qendër të vëmendjes.

Jo në sondazhet tona, por në sondazhet e të tjerëve qoftë majtas, qoftë djathtas forca jonë politike tregohet vetëm në rritje. Kjo ka shkaktuar shqetësim të madh, veçanërisht tek ata që e shohin me panik Çështjen Çame. U bë kohë që Greqia e sheh ngritjen e PDIU-së si rrënimin direkt të interesave të saj shoviniste në Shqipëri.

Natyrisht, ky shqetësim dhe panik është përcjellë drejtpërdrejtë tek krahu politik pro Greqisë në vend, i cili nuk kufizohet vetëm në një parti të falimentuar si ajo e Dules, por kryesisht në parti që gjenden si në qeveri, si në opozitë.

Kjo ka shkaktuar dhe do të shkaktojë fushata të tëra sulmesh politike dhe mediatike ndaj nesh.

Unë nuk jam politikan që shkoj pas sondazheve, por e dalloj shumë mirë energjinë që gjej në terren kudo që shkoj në Shqipëri si në Jug, ashtu dhe në Veri të vendit. Çështja Çame tashmë është bërë tejet popullore jo vetëm prej komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë, por ajo po përkrahet gjerësisht nga të gjithë shqiptarët e të tëra trevave. Kemi një shumicë dërrmuese dhe ngritje të zjarrtë patriotike nga Tropoja, Dibra, Shkodra, Korça apo Lezha deri në Fier, Vlorë, Konispol Sarandë. Në Kosovë Shoqata “Çamëria” tani rreshton mbi 20 mijë anëtarë dhe po përhapet vrullshëm, falë patriotëve si Nexhmi Muqiqi. Mes shqiptarëve të Maqedonisë, Malit të Zi po ashtu ka një përkrahje të zjarrtë. Nuk është më tabu të flasësh për Çështjen Çame brenda në Çamëri mes shqiptarëve, vëllezërve tanë orthdoksë që janë ende atje apo emigracionit të ri që është është krijuar pas viteve ’90 në Greqi.

E gjitha kjo ka shkaktuar mëri, xhelozi, por mbi të gjitha thurrjen e lloj-lloj konspiracionesh.

Ndaj, ja ku po ua them që nuk do lënë gjë pa bërë për të sulmuar PDIU-në, Shoqatën “Çamëria”, drejtuesit e lëvizjes sonë. Keni për të dëgjuar një sërë akuzash dhe sulmesh të paprincipta, por mos i besoni!

Tani që po e humbin betejën si politikanët, ashtu dhe mediat që marrin para nga Athina, e vetmja armë që u ka mbetur është shpifja, shpifja dhe shpifja.

Ndaj, mos kini frikë, sepse jemi në rrugën e duhur, në udhën që na kanë treguar të parët tanë që u vranë, u prenë dhe prapë mbijetuan bashkë me Çështjen Çame dhe Çështjen Kombëtare.

Etiketa: ,
Të fundit