IFC: Kosova ka bërë progres në reformën e biznesit


E martë, 29 Tetor 2013

Në raportin më të ri të Bankës Botërore dhe Korporatës Ndërkombëtare të Financave (IFC), që përfshinë periudhën prej 1 qershor 2012 e deri më 1 qershor 2013, theksohet se “Kosva ka filluar ta bëjë biznesin më të lehtë”.Në këtë kuadër Kosova ka shënuar përparim në krahasim me raportin e mëparshëm, duke u ranguar në vendin e 86 (në raportin e mëparshëm ishte në vendin e 98).

Në raport, pos tjerash, theksohet se Kosova “e ka bërë më të lehtë lejen për ndërtim, duke i eliminuar kërkesat për validitetin e projektit kryesor, duke i eliminuar pagesat për miratim teknik nga komuna, dhe duke e reduktuar pagesën e lejes së ndërtimit”.

Më tutje, në raport thuhet se “Kosova e ka bërë më të lehtë transferin e pasurisë duke e formuar sistemin e ri të notarëve dhe duke i kombinuar procedurat për draftimin dhe legalizimin e marrëveshjeve për shitje dhe blerje”.

Shqipëria është ranguar e 90-ta. Në raport theksohet se Shqipëria “e ka bërë më të lehtë pagesën e taksave, duke lejuar që tatimet në të ardhura të korporatave të paguhen në periudhë tremuajshe”.

Të fundit