Imami i Al-Azharit: Pranvera arabe ishte komplot perëndimor


E mërkurë, 14 Maj 2014

Sheikh Ahmed el - Tayeb

Sheikh Ahmed el – Tayeb , kreu i Universitetit Al – Azhar në Egjipt, ka deklaruar se kryengritjet e Pranverës Arabe, të cilat u përhapën në vitin 2011 si përpjekje për tu zgjidhur nga diktaturat dekadore, ishin komplot i iniciuar nga Perëndimi. Sipas deklaratave të Tayeb, i cili njëkohësisht mbështeti vrasjen e mijëra protestuesve pro demokratik, Pranvera arabe ishte mjet perëndimor përmes së cilës synohej për tu rikolonizuar vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut.

“Revolucionet e Pranverës Arabe kanë ofruar disa përfitime për disa vende arabe. Megjithatë, disa prej këtyre revolucioneve ishin pjesë e një komploti më të gjerë për të ndarë vendet e tjera,” tha el – Tayeb për gazetën Al – Arham.

“Perëndimi ka shpikur teori jo të sakta, në mënyrë që të jetë në gjendje për të kontrolluar thesaret e Lindjes, duke injoruar faktin se shkenca duhet të jetë një përfitim reciprok për njeriun,” shtoi el – Tayeb në intervistën e tij të parë që prej grushtit ushtarak ndaj presidentit legjitim Muhamed Mursi.

Ai tha se Pranvera Arabe rezultoi me disa reforma të vogla në qeverinë algjeriane, por se rezultati në vendet e tjera ka qenë shumë më ndryshe.

Ndërsa në Tunizi, ku ka filluar revolucioni i parë, ish- diktatori Ben Ali u rrëzua me protestat masive, për ti lënë vendin partisë islame Ennahda. Megjithatë, protestat kundër Ennahdas detyruan partinë qeverisëse për të bërë një numër të koncesioneve për të shmangur luftën civile.
Egjipti gjithashtu arriti sukses në rrëzimin e diktatorit Hosni Mubarak, i cili u zëvendësua më pas nga kandidati i Vëllazërisë Muslimane Muhamed Mursi, në zgjedhjet e para të lira në vend. Por vetëm një vit më vonë, ushtria në krye me gjeneralin Abdel Fatah El Sisi largoi nga detyra presidentin. Që atëherë, miliona qytetarë kanë protestuar fyerjen e votës së tyre, e ndër ta shumë janë burgosur dhe dënuar me vdekje.

Pranvera Arabe nuk la pa rrëzuar as diktatorin famëkeq libian Muamar Gadafi, i cili u vra pasi u kap nga një turmë. Megjithatë, autoritetet e reja libiane nuk kanë arritur të sjellin paqen e duhur si pasojë e problemeve me milicitë lokale. Ngjashëm, qeveria e re në Jemen po përpiqet të përmbajë militantizmin në rritje, ashtu si dhe separatizmin.

Po ata që po vuajnë më së shumti, e që ende nuk kanë arritur të dalin nga “pranvera” janë sirianët, të cilët po luftojnë kundër diktatorit Bashar al-Asad, por që ky i fundit nuk kurseu as armët kimike për të luftuar popullin e tij.

Të fundit