Incidentet me pakicat dëshmojnë brishtësinë e raporteve ndëretnike


E enjte, 7 Qershor 2018

Disa incidente ndëretnike që kanë ndodhur muajt e fundit në Kosovë, kanë ngritur shqetësimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Ndërkohë që nga Beogradi dhe subjekti politik, Lista Serbe, e cila kryesisht mbron vijën zyrtare të politikës së Qeverisë së Serbisë, këto incidente janë cilësuar si shumë të rrezikshme për mbijetesën e pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë.

Në anën tjetër, autoritetet e rendit paraqesin një pasqyrë tjetër. Në një përgjigje nga Policia e Kosovës për Radion Evropa e Lirë, thuhet se gjatë periudhës janar – maj të këtij viti, janë regjistruar katër raste si incidente ndëretnike. Kurse, gjatë vitit 2017, ishin regjistruar 14 incidente të këtij lloji.

Sidoqoftë, përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë, përveç shprehjes së shqetësimeve për incidente të tilla, kanë vlerësuar se ato ndikojnë negativisht në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve në Kosovë.

Ndërkohë, në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, thanë se institucionet kanë krijuar kushte për të gjithë qytetarët e Kosovës që të jetojnë të lirë.

Etiketa: , ,

Leave a Reply

Të fundit