Indonezi, 11 vite nga cunami që shkaktoi vdekjen e mbi 250 mijë personave


E shtunë, 26 Dhjetor 2015

Sumatra – Indonezianët kujtuan vendin që llogaritet si varrezë e përbashkët e të vdekurve nga cunami, ku u lutën për shpirtin e tyre.

Anëtarët e familjeve dhe miqtë me rastin e 11 vjetorit të cunamit shkatërrues në Indonezi, kujtuan të vdekurit më 26 dhjetor të vitit 2004, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë ardhjes së dallgëve të larta të cunamit të shkaktuar nga tërmeti prej nëntë ballë sipas shkallës së Rihterit jo shumë larg ishullit indonezian Sumatra, humbën jetën më shumë se 250.000 njerëz.

Cunami shkatërroi bregdetin duke shkaktuar dëme të mëdha nga Indonezia e deri në Somali në Afrikë, duke e bërë atë një nga fatkeqësitë natyrore më vdekjeprurëse në historinë moderne.

Indonezianët kujtuan vendin që llogaritet si varrezë e përbashkët e të vdekurve nga cunami, ku u lutën për shpirtin e tyre.

Etiketa: ,
Të fundit