Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Indonezi, zhduket nga radari avioni me 54 pasagjerë

Astrit Shehu | 13:19 - 16.08.2015

Informacioni për zhdukjen e avionit është konfimuar edhe nga Agjencia Kombëtare për Kërkëim dhe Shpëtim e Indonezisë (BASARNAS).

Xhakarta – Zyrtarët e Indonezisë sot deklaruan se një avion pasagjerësh me 54 udhëtarë ka humbur kontaktin me kontrollorët e trafikut ajror mbi provincën lindore indoneziane Papua, raporton Anadolu Agency .

Nga Agjencia Kombëtare për Kërkim dhe Shpëtimit (BASARNAS) gjithashtu e kanë konfirmuar këtë informacion.

Sipas asaj që është deklaruar në profilin e rrjetit social Twitter të BASARNAS, avioni i përket kompanisë ajrore “Trigano Air Service” dhe në të ndodheshin 44 pasagjerë të rritur dhe pesë anëtarë të ekuipazhit si dhe pesë fëmijë.


Etiketa:
Arivisti Company